Shpeshherë kur përgënjeshtrimet përhapen me shpejtësinë e erës ato fillojnë dhe quhen të vërteta. Jetojmë në një kohë të çuditshme dhe brenda një trupi që ka sy por nuk shikon dot realitetin siç është, një trup që ka veshë por nuk dëgjohet e vërteta, ka fakte por injorohen.
Jetojmë në një kohë kur edhe po të vinte qenia më e lartë hyjnore ose vetë Zoti ne nuk do t’a njihnim atë dhe madje do t’i shpërfillnim këshillat e tij, duke fituar ndofta mijëra vite jetë pas jetëve me shpagimin e këtij fakti të vogël mospërfillës.
Pas disa hulumtimeve mbi viruset në përgjithësi dhe jo vetëm i coronës, gjej se Doktori virolog gjerman Stefan Lanka qysh në vitin 1994 ka vërtetuar shkencërisht dhe mjaft thjeshtë se ‘nuk ka asnjë provë për ekzistencën e ndonjë virusi patogjen ose ndonjë lloj virusi’.
Ai është shprehur se asnjë virus qoftë ai i HIV, malarjes, derrit etj., nuk ekziston dhe nuk është bërë kurrë matja e diametrit apo izolimi real i tij.
Njeriu duhet të fillojë të kontrollojë vetë shkencën e mjekësisë për nga thelbi, sepse nëse thelbi i tij është mashtrim atëherë e gjithë ndërtesa e tij iluzionare do të bie një ditë.
Mjaft e çuditshme që të ashtuquajturat viruse ndodhin çdo 100 vite sepse kemi përsëritjen e të njëjtit skenar në 1720 kemi Murtajën e Marsejës, në 1820 epidemia e Kolerës dhe tani kemi virusin e famshëm për momentin me emrin e birrës Corona. Gjasme rastësi?
Teksa bisedoj me mjeshtrin e Vedave Prashant Trivedi, dituria e të cilëve thuhet se është aq e lashtë sa edhe vetë njerëzimi kuptoj se koncepti i sëmundjeve ngjitëse sqarohej mjaft bukur nga shkenca e lashtë e shërimit e quajtur Ayurveda.
Ayu do të thotë Jetë dhe Ved do të thotë Dituri pra dituria mbi jetën. Duket se Vedat e dinin mjaft mirë se nuk ekzistonte asnjë patogjen dhe sipas tyre sëmundja kurrë nuk ka ndodhur nga patogjenët apo virusi.
Sipas tyre lëkura e njeriut helmohet si nga kontakti i jashtëm ashtu edhe nga ato që njeriu fut vullnetarisht brenda trupit të tij.
Prashant TriVedi na revelon gjithashtu se Virusi nuk ekziston, ai është një koncept i sajuar. Ndërkohë që shkaku kryesor janë toksinat, helmet.
Ai sqaron se shumica e njerëzve nëpër botë nuk kanë higjienë të duhur dhe se ata nuk e dinë fare se çfarë do të thotë të jesh higjienik.
Bie fjala letrat higjienike, për të cilat njerëzit u sulën të blenin nëpër dyqane këto ditë paniku, përkundrazi nuk janë fare higjienike për trupin e njeriut.
As larja e shpeshtë e duarve nuk është në fakt aq higjienike dhe nuk t’i pastron toksinat e brendshme.
Higjiena bazë nuk mësohet askund në botë tani. Kur nuk ke higjienë të duhur, sistemi yt i imunitetit do të bie dhe njeriu sëmuret.
Fjala shqip ‘sëmurë’ lidhet me të qenurit ‘jo mirë (s’jam mirë) prandaj edhe themi shpeshherë ‘jam pa qejf’ sepse realisht nuk je në qejf (kënaqësi, rehati).
E njëjta gjë edhe në anglisht fjala sëmundje thuhet disease e cila është njëlloj me dis + ease = mungesë rehatie, mungesë qejfi. E njëjta situatë është edhe në çdo gjuhë tjetër.
Trupi i njeriut është një instrument që i është dhuruar nga universi dhe që të kujdeset siç duhet për të njeriut i nevojitet dituria e saktë. Dituri që duhet mësuar qysh në vogëli nëpër shkolla.
Në kohën e Vedave e cila do të rikthehet tashmë, kjo lloj diturie mësohej nga sistemi ‘gurukul’ që sot është zhdukur. Sot ne kemi mbaruar mastera, provime të ashtuquajtura të vështira, jetë me qefe dhe mundime por sidoqoftë dituria për trupin në këtë botë fshihet në mënyrë që ti mos të zbulosh kurrë sesi të kujdesesh tamam për të, sepse dituria e vërtetë e trupit është ajo që lidhet direkt dhe shpëton shpirtin.
Kjo dituri përfshin posturën e duhur të trupit, qendërzimin e trupit, qendërzimin e të folurës, tokëzimin (qëndrim 10 minuta këmbëzbathur në tokë), dieta e duhur, fjalët e duhura etj.
Prashanti thotë se kudo jemi të rrethuar nga kimikatet që janë toksina dhe helme. Pra ekzistojnë toksinat dhe helmet, jo viruset.
Ndërsa të gjithë mezi po presin të gjendet vaksina e të ashtuquajturit virusi corona, mësuesi i vedave tregon se vaksinat janë toksike, helme që të shkatërrojnë akoma më shumë sistemin e imunitetit.
Prashanti thotë se të jesh i paditur në këto kohë interneti është një zgjedhje.
Ai thotë se kur njeriu lind në tokë, universi pret prej tij që ai të bëjë gjërat e duhura me trupin e tij dhe nëse ai nuk e bën këtë gjë ai do të vuajë pasojat jo vetëm në këtë jetë por edhe pasi të vdesë pra edhe pas kësaj jete sepse ekzistenca vazhdon.
Puna është se vuatja në jetët e tjera do të jetë më e gjatë në kohë dhe njeriu ka një shans të mirë tani meqënëse kjo dituri po i revelohet. Mjeshtri i Vedave na sqaron se kur në këtë jetë bën gjëra të pakuptimta, ato do t’i paguash si në këtë jetë por edhe në ato që do të vijnë prandaj kemi konceptin e famshëm të Karmës.
Karma si në sanskritisht ashtu edhe në shqip do të thotë ‘krymje’ pra ‘me kry’, pra çdo vepër që kryen ka një pasojë. Nëse njeriu ka frikë nga pasojat kjo do të thotë se ai është i llogjikshëm dhe ka një sjellje mëse normale.
Frika e pasojave i bën jo vetëm njerëzit por të gjitha qeniet e Multiversit që të kryejnë veprimet e duhura. Prashanti na rikujton se injoranca, padituria nuk të çon drejt lumturisë por drejt problemeve më të mëdha. Meqënëse çdo virus i famshëm e ka një origjinë emri si bie fjala malarja vjen nga ajri i keq (ital. male), kështu autori i shumë librave astrologjike Prashant TriVedi sqaron bukur nga e kanë marrë emrin Corona shpikësit e këtij virusi.
Fjala Corona do të thotë Kurora në kokë.
Kur një njeri apo qenie ndriçohet koka e tij tregohet së bashku me aurën. Ndriçimi i mendjes nuk është një sëmundje apo virus. Por nëse njerëzit e konsiderojnë atë si virus atëherë ata nuk do të ndriçohen.
Tani njerëzit meqënëse nuk janë nëpër punëra duhet t’a shfrytëzojnë situatën për t’u përqendruar dhe shkuar tek vetja e tyre dhe të fillojnë qendërzimin e trupit që do ti çojë drejt kontrollit të mendjes dhe përmirësimit të shpirtit pasi kemi trekëndëshin trup, mendje, shpirt.
Që njerëzit janë të izoluar me pretekstin e virusit duhet t’a përdorin në favorin e tyre. Ana pozitive është që njerëzit nëpër shtëpija duhet të reflektojnë kush është gjëja më e duhur për ta. Sipas Prashantit ata duhet të mendojnë urgjentisht për qendërzimin e trupit, kontrollimin e mendjes dhe evoluimin e shpirtit.
Njerëzit e sotëm dinë vetëm sesi të përdorin celularin por s’dinë absolutisht asgjë për mirëmbajtjen e trupit të tyre. Prashanti u këshillon njerëzve që të fillojnë meditimin LotusOcean e cila do të mësohet këtu në Norvegji (dhe Shqipëri sapo të hapen kufijtë) nga Afërdita Zaja sepse ky lloj meditimi i Vedave është i vetmi që të rrit sistemin e imunitetit, të bën t’a kontrollosh mendjen duke qendërzuar së pari trupin.
Ky lloj meditimi fshin karmat e tua të këqija sepse ti tashmë po i jep mesazh universit se ti dëshiron me të vërtet të mirën e vetes tënde. Nëse ti nuk paraqet asnjë interes për përmirësimin e mirëmbajtjes së trupit tënd atëherë as universit nuk do t’i interesojë për ty.
Për më tepër dëgjoni intervistën e plotë në linkun më poshtë: HYPERLINK "https://www.youtube.com/watch?v=KNzDtpr8uWY" https://www.youtube.com/watch?v=KNzDtpr8uWY
Comments