top of page
Search

EDHE FARMACISTI GËZIM BEGA NDIHMA PËR UNIONIN E GAZETARVE TË SARANDËS.


Pas ndihmave me maska të dhëna nga drejtori i DSHP-së Sarandë, z. Arjan Kalcuni, kësaj i është bashkuar edhe farmacisti Gëzim Bega duke dhuruar 200 palë doreza mbrojtëse për stafin e gazetarve në Sarandë.

Sipas Begës , gazetarët janë ata që përballen me ç’do lloj qytetarësh dhe janë të pambrojtur në detyrën e tyre, ndaj duhet që gjithësecili nga ne, që nuk i kushton asgjë, ti ndihmojmë në kryerjen e misjonit të tyre me ndihmat tona modeste, kjo në mbrojtje të jetës, sepse situatat janë të tilla që e detyrojnë nga ana profesionale gazetarin të shkojë edhe në ambjete të infektuara jo vetëm nga virusi korona.

Solidariteti me ta është misjoni për jetën.

Duket se ky virus, krahas masave mbrojtëse ka kryer në pah edhe vlerat humane të shoqërisë sonë, duke vlerësuar e jo nënvrerësuar punën e gjithësecilit në përballjen me sfidën e e virusit vdekjeprurës. Mesazhi është i qartë që frika duhet larguar, masat mbrojtëse duhen respektuar, vetëm kështu kemi për të fituar dhe të bindur se jeta fiton mbi vdekjen.


Ky mesazh vjen shekujsh që me ringjalljen e Krishtit dhe bashkëshoqëron jetën tonë, por që kërkon sakrificë. Respekti ndaj vetes dhe jetës, ndaj atyre që na sollën në jetë, duhet të jenë promotori dhe misjoni ynë në këto ditë të vështira të kësaj pandemie globale.

Vendi ynë nuk i ka kapacitetet shëndetësore dhe spitalore në përballje të një përhapjeje masive të virusit siç ndodh në vendet fqinje, ndaj masa më e mirë është dashuria për veten dhe jetën tonë, për ata që na rrethojnë dhe kjo vjen vetëm duke respektuar masat mbrojtëse, kjo është ndihma më e madhe që i bëjmë vetes dhe jetës njerëzore.

Mbrohu, mbro dhe sensibilizo! Kjo duhet të jetë motoja dhe fryma jetike e gjithësecilit në këto ditë të vështira.

Vraje frikën dhe duaje jetën se atëhere e kemi fituar betejën.

Por mos harro: Mbrohu duke respektuar masat mbrojtëse.


Gazetari:

Agron MEMA


Agron Mema



Comments


bottom of page