top of page
Search

Eh, Keli ynë bukurosh!...

Nga Pajtim Çaushi


Eh, Keli ynë bukurosh!...

(shkrim për këputjen e papritur të një filizi)

Një lutje Qiellit

Ah, mos o Zot!...

Pse të ndodhin të tilla nën hijen Tënde?...

Prishje radhe do të ketë, por jo shpërpjestime të llahtarshëm!...

Mos të lutem, Enkelejdin jo!...

Kelin tonë kaçurel jo!...

Si mund të marrësh në Perandorinë tënde një riosh me vetëm pesëmbëdhjetë vite jetë dhe të lesh të tjerë me dhjetra vite mbi shpinë?...

Rishtas të lutem: mos, o Zot!...

Keli qe një ëngjëllor që rrezatonte dritë mirësie e urtësie, bukurie e mençurie.

Atëherë, pse ia këpute në mes vitet, ëndrrat, ardhëmritë?...

Pse ia njome me lotë shoqesh e shokësh dashuritë?...

Ata i rrinë tek koka me rrëke lotëesh në sy,

me krahët e njomë duan ta ngrejnë në në këmbë përsëri...

 

Krahët e dashurive

Ti u rrite në shumë krahë dashurie.

Ishe fëmija i parë i familjes fisnike të Eqeremit dhe Nëxhmijes.

Ishe djaë i parë i familjes me plot virtyte të Eduartit e Firasetes.

Ishe si vëlla për motrat e mamit, tezet pa vëlla.

I lindur e i rritur nga Altini dhe Jona...

I kujdesur e ledhatuar nga gjyshet Nexhmije e Feraset...

I zbukuruar me mençuri nga gjyshët Eqerem dhe Eduart...

I dashuri dhe përkëdheluri i Almës, Ermirit e Armandit...

I nderuar për sinqeritet e mirësi nga kushërinjtë e kushërirat...

i respektuar nga të gjithë që të njohën në vitet e tu të pakët, o Keli ynë i shtrenjtë...

 

Dhimbje shumëformëshe

Të papriturat ekstreme sjellin dhimbje e hidhërim të pacak...

Dukjet e hidhërimit për ty o Keli qenë shumëformëshe

Babi Altini nuk ia ndante sytë fotografisë tëndë të hijshme...

Mami Jonës nuk i rreshtnin lotër e klithmat...

Gjysh Eqeremi disa herë u kthye dhe të puthi ballin e ftohtë...

Shoqet e shokët i mbanin sytë me lotë mbi trupin tënd të shtrirë...

Një vajzë e hijshme lotonte e thirrte me dhimbje vetëm emrin tënd...

Të përlotur qindra njerëz të njohur e të panjohur...

Heshtje si rrallë herë në ceremoni të tilla. Kuptohet, nuk ishte si të tjerat.

Në Limjon po mbillej një filizë i bukur dhe i shëndetshëm.

Ishte kurmi i një pesëmbëdhjetëvjeçari që po mbulohet me kurora dhimbjesh.

Fjalët që të erdhën pas, o Keli...

 

Fjalët prekëse të Renatos për ty, Keli:


Prisnim ceremoni urimesh e gëzimet për ty, jo ceremoni morti o vëlla!...

Fjalët e dhimbshme të një shoku të klasës për të gjithë klasën:

Buzëqeshje dhe urtësinë s'do të ta harrojmë kullë,..

Ndenjëesja jote në klasë do të ketë vetëm lule në kurorë...

Kur retë të zënë diellin, ti do të jesh dielli ynë ndriçues o Keli, o vëlla...!

Të gjithë kokë ulur e të dërmuar...

Të gjithë shpirtvrarë e zemër lënduar...

Të gjallët u larguan. Pas mbeti murana me lule, kurora mbi një filizë të njomë...

Tiranë, 10 shkurt 2024

Comments


bottom of page