Nga Elma Hysa
Kam filluar të dyshoj në veten time si qënie njerëzore. ndonjëherë më duket vetja një perbindësh. Unë nuk jam si njerzit e tjerë.
Mua më ndodh të pëlqej këngët e vjetra ndërkohë që gjithë brezi ri dëgjojnë këngët e reja rrep apo këngë me fjalor të rëndë, mua më ndodh të dashurohem me njerëz që s'mund ti kem dhe s'do ti kem kurrë.
Mua më ndodh të dashurohem me njerëz të vitit 1939. E di që është jashtë normales dhe do qeshni me këtë gjë ndaj them se jam qënie e çuditshme.
Rri shikoj fotot dhe qaj në heshtje nuk dua ta jap veten por lotët nuk më binden.
Unë nuk preferoj jeten si gjithë njerzit por vdekjen. Unë gjithmonë përpiqem të lumturoj të tjerët dhe familjen, vetes as që ja hedh sytë. Gjithmonë më kanë pëlqyer fëmijët e vegjël sepse brenda tyre ka gjithmonë mirësi ëngjëllore, ata kurrë nuk i bëjnë keq njeriu, por vetëm falin dashuri.
Unë thjeshtë nuk e di pse jam kaq ndryshe, por s'mund të ndryshoj unë gjithmonë do të dashurohem me persona shumë më të mëdhenj se unë 3-fish apo më shumë, sepse kështu u krijova nuk mund të ndryshoj molekulat e mia. Une nuk hapem shumë me njerzit pasi e di që qeshin dhe s'do më përkrahin.
Ndoshta jam e destinuar të jem keshtu, Elma një jashtëtokësore.
Po po, Elma jashtetoksorja.
Comments