top of page
Search

Elvis, ndjesë që përgjigjem për ty... nga Tanush Çaushi

Duke lexuar artikullin e fundit dhe shqetësimet e gazetarit Denis Dyrnjaja në lidhje me Imamin Elvis Naçi, befas m'u kujtuan torturat ndaj klerit në regjimin komunist. Ata bënin gjithçka që Xhamitë dhe Kishat t'i kthenin në depo ku të vallëzonin minjtë. Njeherazi me erdhi ne mend edhe e thënia e popullit: "S'duhet parë vetëm ç'ka thënë, por edhe kush e ka thënë". Gazetari ngriti gishtin ndaj Imamit sikur bënin dikur Sekretarët e Parë të Partisë në tribunat e demaskimit të Frontit "Demokratik".








Jo i nderuar shkronjës ti harron se duke u përpjekur të baltosësh një figurë si Elvis Naçi, mbase padashur, ke atakuar disa norma bazë të një komuniteti të nderuar që është mazhorancë në Shqipëri. Pra, ke sulmuar parimet e humanizmit dhe vlerat universale të Islamit dhe kjo nuk është aspak nderuese. Ndërsa duke vërejtur që gazetari tenton të bëhet edhe Prokuror edhe Gjykatës çështja bëhet komike dhe të kujton fjalët e një personazhi molierian që thotë: "Këtu o tungjatjeta, ta bëjnë gjyqin pasi të kanë varur!..." Dhe çuditërisht vendimi u shpall: - Ti Elvis s'je babaxhan, por bën sikur. Të tillë janë vetëm politikanët tanë, ata qënkan me moral dhe mendojnë për të tjerët. Ata janë të drejtët, ti hiqej gjasme i drejtë. Ata kanë famën se kanë pushtetin, ti s'ke famë e s'behej dot i famshem. Rishtas më vjen në mendje një e thënë nga japonezët e mençur kur qeshin me dikë: "Vetëm breshka kërkon të zhvlerësojë këmbët e shpejta!..." Ju i nderuar prapë tundni gishtin tregues: - Elvis, përse t'i besojnë ty shqiptarët donacionet dhe dhuratat e tyre për ndihma e bamirësi? Kush je e pse del kudo e shkon ngado? Nuk e meriton respektin e tyre sepse besimin e mijëra shqiptarëve e ke kthyer në mjet perfitimi personal, pra kam dyshime se nuk je veçse një Menaxher dhe Biznesmen përfitues. Ja, edhe këtu na vjen në ndihmë mençuria e të parëve tanë të ditur. Sami Frashëri shkruante: "Gënjeshtra i ka rrënjët përjashta". Se këto si të mëposhtmet janë paradokse i nderuar shkronjes: - Elvis, kujdes kur bën të qeshin fukarenjtë edhe pse ti nuk ja heq meritat Zotit sa herë bën një të mirë! - Elvis për shtëpitë që ua dhuron fukarenjve duhet të japësh llogari! - Elvis, kujdes me pensionet për jetimët dhe familjet në nevojë! (Çudia puthadore: Pse nuk ankoheni ju shkronjës për ndihmën e pompuar e kameruar ekonomike të qeverisë që është për faqe të zezë?) - Elvis, për lekët që t'i dhurojmë ne shqiptarët për bamirësi, duhet të japësh llogari në Prokurori dhe Gjykatë! etj...etj... I nderuar, që të flasësh për një çështje të caktuar, minimalisht duhet të informohesh saktësisht. Që të akuzosh një përfaqësues kleri duhet të njohësh fenë përkatëse dhe kështu duke njohur Islamin e kupton edhe punën e donacioneve dhe ndihmës ndaj të varfërve. Po të njohësh Islamin do ta kuptosh amanetin e një donatori dhe çështjen e hajnisë. Përfundimisht opinione të tilla përveçse për klikime dhe jehona të rreme mediatike nuk vlejnë për asgjë. Meqënëse ra fjala, po u kujtoj lexuesve edhe dy të thëna me vlerë për këdo e kurdo. - Pemës që bën kokrra i bien me gurë, jo ferrës gjembashumë. - Nga secili vepra mbetet, fjalët i merr era. Dielli s'mbulohet me shoshë ndaj të gjithë shprehin respekt për punën e ndihmën bamirëse të imamit humanist Elvis Naçi.


Kommentare


bottom of page