top of page
Search

Enigmat e Formulës se Zotit, ADN, Holy Grail

Holograma e Petro Zhejit, Formula e Zotit, Përmirësimi i Adn-së, Kupa e Artë Holy Grail dhe shkenca e Raportit të artë, Fraktaliteti!

 

Nga Afërdita Zaja


Profesori gjigand, mjeshtri i dijes Petro Zheji ka qenë një nga njerëzit me vetëdije dhe inteligjencë më të lartë në Shqipëri. Të mos harrojmë se Petro Zheji jo vetëm që ishte gjuhëtar, përkthyes, poliglot, por njihte mirë dhe fizikën kuantike/klasike, dinte shumë për mjekësinë, muzikën, syrin e tretë, gjendra epifisis, botët parajsore, cfarë është shpirti etj. Jo vetëm që kishte njohuri të thella mbi këto shkenca «de profondeur» por kishte edhe lidhje hyjnore, sic e kam nxjerrë edhe unë në një video tek kanali im në youtube ku vetë Petro Zheji sqaron «Kam dëgjuar zërin e Zotit». Ka plotë sot që e quajnë veten dishepuj të Petro Zhejit, mirëpo këta nuk e kanë patur fatin të qëndrojnë kaq gjatë me të si mua. Petro thotë që vetë Zoti është më i gjithëdituri, vetëm ai mund t’a japë diturinë e plotë.

Sic e shikoni tek video më poshtë unë (Afërdita Zaja) sqaroj etimollogjizimin e fjalës «Dishepull» (ang. Disciple) që vjen nga dis (2=-1) pra jo cip, një njeri jo sipërfaqësor por që i dedikohet mësuesit të tij. Tek eposi i PT, Prashant Trivedi sqaron gjithashtu se fjala «disciple» (dishepull) lidhet me fjalën «discipline» (disiplinë), pra një nxënës i disiplinuar që ndjek mësimet e mësuesit tërë kohës quhet dishepull.

Tek biseda në video më poshtë Afërdita i sqaron Kejsit mbi fizikën kuantike, klasike dhe sidomos per Hologramen që profesor Petro Zheji e përmend shpesh në librat e tij shkencore. Cfarë është Holograma, si lidhet kjo vallë me formulën llogjike matematikore të Zotit apo Qenies supreme në Univers në aspektin e shkencës më të fundit? Profesori Petro Zheji e quan Hologramë pra të mos e ngatërrojmë me Holizëm. Holizëm është “e Tëra”, sipas Holizmit vetitë e një sistemi nuk mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet përbërësve të tij. Holizmi njihej në perëndim në shekullin XVII me ndër të tjera panteizmin e Spinozës, por në lindje ai praktikohej shumë më herët. Fillosofia e Vedave është e tëra holistike. Koncepti i Holizmit është i gjallë dhe themelor në Algoritmin Simbolik ku pozohet ekuacioni.

E Tëra = O = (x=-x) = Qendra Supreme e Universit !

Profesori në të gjithë librat e tij por sidomos tek «Libri i Aforizmave» (perla e të gjithë librave që janë publikuar ndonjëherë në shqipëri) thotë se Sistemi i Algoritmit Simbolik paraqet një Hologramë. Tek Libri i Aforizmave faqe 218, Petro shkruan se Modeli holografik përbën një nga themelet kryesore të shkencës së re dhe paradigmës së saj holistike. Ky model holografik i shtrin dhe i zgjeron interpretimet e tij mbi tërë realitetin qoftë material, qoftë psiqik.

Gjëja më themelore e Hologramës është se, tek ajo, një pjesë mund të riprodhojë të tërën. Më hollësisht: Modeli holografik ngrihet mbi konceptin e një informacioni universal që lidh Pjesën me të Tërën. Pjesa bëhet një hologramë e të tërës me qenë se përmban mbrënda vetes së saj një paraqitje, një përfytyrim global të së tërës nga e cila rrjedh. Një gjë e tillë nënkupton një marrëdhënie informative të parreshtur, koherente dhe dinamike ndërmjet pjesës dhe së Tërës. Si të thuash ne njerëzit (pjesët) jemi bijtë e Hyjnisë, pra pjesë por që kemi humbur lidhjet me të Tërën (Zotin/Hyjninë) qoftë nga egoizmi, padija, kemi humbur sic thoshte Petro, rrugën për tek «holy grail», Kupa e Artë që simbolizon vetë Hyjninë/Perëndinë.

Zbulimi i profesorit Petro Zheji qëndron tek gjëja më e madhe e zbuluar dhe jo rastësisht në Shqipëri, zbulimi që quhet Algoritmi Simbolik, me fjalë të tjera organizimi i mendimit mistik të shpërndarë andej këndej të fragmentizuar, të pajustifikuar llogjikisht, në një sistem tërëpërfshirës llogjik që të pasqyrojë strukturën e mirëfilltë panbotërore të këtij mendimi.

Profesori Petro Zheji sqaron shumë bukur se “Të gjitha paradigmat mbi të cilat mbështetet shkenca klasike janë në analizë të fundit materialiste dhe nuk implikojnë ekzistencën e ndonjë dimensioni tjetër përvec atij fizik dhe objektiv (llogjika e të tretit të përjashtuar, Zoti i përjashtuar). Kurse modeli holografik përkundrazi nënkupton një kompleksitet teorik dhe një thjeshtësi intuitive të tillë sa t’a bëjë atë të aftë që të kuptojë e të shpjegojë shkencërisht një pjesë të madhe të marrëdhënieve mes Pjesës dhe të Tërës. E përkthyer në gjuhën e simboleve kjo do të thotë:

Paradigma Holografike = Riprodhimi i të Tërës nga Pjesa = (ø →o).

Si edhe (ø→o) = (F↑ →E).

Tek Holograma kemi Pjesën në të Tërën e të Tërën në Pjesën. Kështu pra modeli holografik është në esencë një model informacioni universal, i fuqishëm dhe pjellor. Që Pjesa të riprodhojë të tërën nënkupton thjesht një Paradigmë Holografike apo Hologramën, gjë që mund të shkruhet (faqe 433 «Libri i Aforizmave» i Petro Zhejit) si ø→o ose ø=o.

Për të treguar se Pjesa mund të riprodhojë të tërën, shkruajmë:

Ø = F, O = E, Nga formula E = (E = F) del E = (Ø = O) = (Pjesa = Tëra).

Zbulimi i mahnitshëm i Petro Zhejit që është «Algoritmi Simbolik» (artikullimi llogjik i mendimit mitik/mistik) është i jashtëzakonshëm sepse Algoritmi Simbolik ka në vetvete një strukturë holografike, kjo do të thotë se porsa një pohim i një sistemi njohës përputhet, në përkthimin e tij simbolik me një formulë, qoftë edhe një të vetme e të cfarëdoshme të Algoritmit Simbolik, ne mund të nxjerrim përfundimin e sigurtë se ai sistem është i algoritmizueshëm, që nënkupton se Algoritmi Simbolik është tërësisht i mbishtrirshëm mbi të, pra kemi praninë e Algoritmit në këtë fushë apo atë fushë të dijes. Ky quhet kriteri i vërtetësisë së Algoritmit Simbolik.

Si bie fjala ekuacioni simbolik (x=-x) = O = -& mund të interpretohet ashtu sic Krishti thotë në Bibël se «do të njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë ju të lirë. Parimi i papërcaktueshmërisë i fizikës kuantike nënkupton se nuk vlen më teoria e relativitetit të Ajnshtajnit. Ndër të tjera kujtojmë aforizmat e Petro Zhejit «Më parë Shlymja (e mëkateve) mandej Shlumja (shpëtimi)» ose edhe «I zgjidhuri është i zgjedhuri» sic profesori mjeshtërisht e ka thënë edhe në italisht «salvare e solvere».

Sipas profesorit fizika klasike përfaqësohet nga simboli i ndarjes ø pra Parimi i ndashmërisë, kurse fizika kuantike si Parimi i Pandashmërisë (-ø) ose Parimi i Papërcaktueshmërisë. Përsa i përket fizikës kuantike Petro Zheji na sqaron se duhet të ketë edhe komunikime me sinjale që udhëtojnë me një shpejtësi më të madhe se të dritës, komunikime imediate, sic janë ato që ndodhin mes dy grimcave «entangled», Uncertainty principle, Parimi i Papërcaktueshmërisë së Heizenbergut.

Drita është kufiri mes botës tonë dhe botës spirituale, Kodi E e kapërcen shpejtësinë e dritës. Profesori tek Libri i Aforizmave nga gjuhësia (homonimia në latinisht lumen/drite dhe lumen/kufi) dhe Algoritmi Simbolik ka nxjerrë edhe vetë formulën e famshme të Ajnshtajnit ᴇ=mc².

Ështe për t’u cuditur si lidhen gjërat sepse une dje po ridëgjoja (që dhe në fakt e publikova audion shiko vidoen më poshtë) bisedën me profesorin që flet për hologramën dhe madje ai më këshillon që unë t’i hyja thellë asaj shkence që quhet Fraktalitet pra fraktalet! Unë në fakt e kisha harruar që ai më kishte këshilluar këtë por falë gurusë tim të tanishëm gjigandi mjeshtri i fraktalitetit dhe i vedave Prashant TriVedi unë kam kuptuar shkencën e fraktalitetit, madje mund të them se Prashanti është qenia e vetme fraktale në planetin tokë.

Shkenca sot më e fundit dhe moderne e lidh Hologramën me të vërtetë me atë që quhet “Fraktalitet”. Rrënja «Fra» vjen nga shqipja «Pre», Prerja e raportit të artë Ф apo Phi krijon materien fizike, Prashanti sqaron se fjala «Physick» vjen nga ndarja (ang. scissor, pres me gërshërë) e Phi që është raporti i artë (O). Disa nga aforizmat e Petro Zhejit na ndihmojnë për t’a kuptuar këtë si «Lindja e lëndës nga ndarja» apo «Prejardhja me një Premje», këtë gjë e gjejmë edhe tek ekuacioni i Algoritmit simbolik ø=● (kujtojmë tek Libri i Aforizmave ku shkruhet se Paracelsus që thoshte se cdo gjë lind me një ndarje). Mësuesit nëpër shkolla në ditët e sotme edhe pse kanë 40 apo 50 vite që japin mësim të lëndës së fizikës, nuk dijnë fare të bëjnë etimollogjizimin e fjalës «fizikë» (ang. Physick) sepse nuk kanë asnjë lidhje me hyjnoren, asnjë dituri të saktë që ja vlen të dish dhe që vërtet ndihmon shpirtin e njeriut të ketë një jetë të mirë tokësore.

Raporti i artë Ф është një konstante matematikore irracionale përafërsisht 1,6180339887. E gjithë natyra priret të shkojë drejt raportit të artë që nga degëzimi i pemëve, luleve, dallgët, guackat e detit janë të gjitha në formën e raportit të artë (seria e numrit fibonaci). Forma Hyjnore sipas shkencës së fundit nënkupton një degëzim fraktal, pra jo vetëm degëzim të thjeshtë dosido por degëzim fraktal. Disa nga matematicienët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, nga Pitagora dhe Euklidi, Leonardoja i Pizës, astronomi i Rilindjes Johan Kepler janë përpjekur të studiojnë raportin e artë dhe cilësitë e tij. Vepra e parë shumë e rëndësishme ka qenë «De Divina Proportione» nga Luce Paciali e publikuar në 1509. Ilustrimet e Leonardos për shumëfaqëshat në “De Divina Proportione” dhe mendimet e tij që disa proporcione të trupit shfaqin raportin e artë kanë bërë që shumë studiues të mendojnë se ai e ka përfshirë raportin e arte në vizatimet e tij. Adolf Zeising ka deklaruar se fenomenet natyrore përmbajnë raportin e artë që funksionon si një ligj universal.

Spiralja e Artë ose raportin e artë e gjejmë në mënyrë fare të qartë edhe tek mozaiku i «Bukuroshes së Durrësit». Tek Mitet Vedike kemi Perëndinë Vishnu apo Narayan që mban në dorë një guackë që nënkupton se zemra e tij (Shri) pulson me ritmin e raportit të artë, Ai është qenie superiore fraktale e përsosur, pra KryeZoti i Vedave që në fakt shqipëtarët e lashtë adhuronin sepse Vishnu fluturon me shqiponjën e tij hyjnore me shpejtësinë më të madhe se të dritës që simbolizon trurin e tij shqiponjë të ndricuar tërësisht duke balancuar anën e majtë me të djathtë (shiko Videon e Prashant Trivedi ku flet për shqiponjën tek flamuri shqipëtar).

Degëzim Hyjnor do të thotë degëzim i larmishëm sipas raportit të artë. Është një koncept shkencor që njerëzit duhet t’a kuptojnë, është shkencë e vërtetë dhe jo shkenca e rreme që mësojnë nëpër shkolla, është gjeometri e shenjtë (ang. sacred geometry). Holizmi vjen nga whole (e tëra) por edhe holy (e shenjta). Ekziston një kupë që quhet Kupa e Artë ose «Holy Grail» ku po të shikoni brenda kësaj kupe do të vazhdojë të shfaqet e njëjta gjë, pavarësisht sa e zmadhoni apo zvogëloni. Kjo është paraqitja fizike grafike e Hyjnores. Natyra është gjithmonë e prirur drejt Hyjnores, por nuk po arrin plotësisht.

Prashant TriVedi sqaron se fjala anglisht «Fine» (mirë, mrekulli) vjen nga «in Fi, në Phi». Njeriu është mirë, për mrekulli vetëm kur zemra e tij rreh sipas Phi, raportit të artë. Ky nuk është një koncept teorik, sepse shkencëtari i fundit Daniel Winter ka krijuar mjete ku cdo njeri mund të masë sesa shumë raport të artë përmbajnë rrahjet e zemrës së tij. Si të thuash shkenca sot ka arritur në atë gjendje që të masë sesa fraktale është zemra jote, pra sa e madhe është energjia e shpirtit tënd.

Fizikanti kuantik David Bohm gjithashtu beson se universi është holografik në natyrë dhe se ekziston një tërësi e pandarë e të gjitha gjërave. Sipas Bohm jeta dhe vetëdija nuk janë të pranishme vetëm tek njeriu por edhe në Natyrë tek shkëmbinjtë, dallgët, pemët, elementët e natyrës pasi energjia, hapësira, koha dhe vetëdija nuk janë gjëra të ndara sipas Bohm.

Parimi holografik i universit u përmend për herë të parë nga Hermes Trismegistus dhe u shënua në pllakat esmerald si një nga shtatë parimet hermetike "Si lart, ashtu poshtë, si poshtë ashtu edhe lart” që mund t’a paraqesim me anë të algoritmit simblik të Petro Zhejit si (x=-x)=kodi E. Ajo që nënkuptonte Hermesi ishte se ekziston një korrespondencë midis planeve të ndryshme të ekzistencës, makrokozmosit dhe mikrokozmosit. Ky parim hermetik na thotë se atë që shohim atje në univers, në galaktika, yje dhe planetë, duhet t’a gjejmë gjithashtu në një shkallë më të vogël brenda atomeve, qelizave tona si edhe brenda adn-së tonë.

Sipas mendimit tim Holograma është sqaruar mjaft mirë shkencërisht nga fizikanti i mirënjohur i ditëve të sotme Daniel Winter i cili ka gjetur në fakt formulën holografike matematikore dhe grafike, pra grafikun më të saktë apo formulën e Zotit/Hyjnisë, ose ndryshe grafikun e “Holy Grail” pra Kupa e Artë që tek të krishterët simbolikisht paraqitet si kupa që Krishti apo Magdalena mbante në dorë.

Winter e shpjegon vetëdijen si valë eterike qe kthehen tek vetja për t'u bërë fraktale ose rekursive, ato kthehen për t'u takuar me njëra tjetrën duke krijuar jo vetëm gravitetin, por edhe vetëreferencën ose vetëdijen superiore gjatë këtij procesi. Vetë-referenca është parimi i të qenit i vetëdijshëm dhe është përkufizimi i vetëdijes sipas Vedave të lashta. Modelet e përsëritura të trupave të ngurtë platonike që harmonizohen me njëri-tjetrin formojnë fraktale. Një fraktal është një model i përsëritur që mund të shkallëzohet në çdo madhësi. Shkalla mund të ndryshojë, por raporti mbahet konstant. Modelet fraktale që formojnë atomin, sipas Daniel Winter formojnë gjithashtu planetët dhe yjet tanë, në fakt të tërë Universin. Holograma sipas Winter paraqitet me shkencën e fraktalitetit. Një fraktal ka vetëngjashmëri në të gjitha shkallët, është i njëjti model gjeometrik i përsëritur i energjisë elektromagnetike. Struktura e brendshme në një fraktal reflektohet edhe në strukturën e jashtme. Fraktal do të thotë pjesë e të teres, që tregon se çdo pjesë është pjesë e së tërës. Është ideja bazë e një hologrami dhe kjo është arsyeja pse sipas Daniel Winter, universi është si të thuash një Hologramë e madhe.

Gjatësitë valore të planetëve dhe yjeve janë të mëdha në krahasim me gjatësitë valore të atomit, por kur gjatësitë valore të tyre përshtaten në sekuencën Fibonacci të raportit të Artë, ato ndërhyjnë në mënyrë jo shkatërruese duke formuar një tërheqës apo qendër fraktale që Winter e quan gravitet! Graviteti që na kanë mësuar nëpër shkolla është gabim.

Meqenëse Daniel Winter supozon se universi është një Hologramë e madhe dhe se gjithçka në univers është e lidhur me gjithçka tjetër me anë të valëve qe krijohen sipas raportit të artë, ai beson se ADN-ja e njeriut është e lidhur elektromagnetikisht me energjine elektromagnetike të vetë tokës apo edhe të diellit. Kur adn-ja e njeriut bëhet si holy grail, pra ndërton një strukturë fraktale të raportit të artë Phi, atëherë nënkupton se shpirti i tij fillon t’i ngjasojë grafikut hyjnor. I gjithë celësi i përmirësimit fizik, mendor dhe shpirtëror ndodhet brenda tek adn-ja jonë.

Prashant Trivedi na sqaron se ne ndodhemi këtu në botën 3 dimensionale pra në tre dimensionet e hapësirës dhe një dimension i kohës. Ne në fakt duhet të mesojmë sesi të dalim nga ky matriksi i kësaj bote këtu, na këshillon Avatari Prashant Trivedi.

Në momentin e vdekjes shpirti i një njeriu duhet të largohet nga trupi i tij me një shpejtësi më të madhe se ajo e dritës, për këtë shërben Adn-ja. 

Prashanti pohon se Adn-ja në trupin tonë është mjeti që ne mund të përdorim për të gjuajtur shpirtin tonë me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e dritës, është si të gjuash shigjetën (shpirtin) nga harku që është trupi. Për këtë gjë duhet që njeriu të përgatisi trupin e tij pra adn-në e tij që të jetë i aftë t’a realizojë këtë. Këtë gjë t’a mëson në praktikë vetëm Jeta Lotusocean që falë Prashantit, unë e jap mësim tek seancat e meditimit lotusocean gratis dhe online cdo javë për të gjithë njerëzit që e duan veten e tyre.

Prashanti sqaron se në ditët e sotme njeriu mund t’a shikojë se në cfarë gjendje është adn-ja e tij. Në mënyrë shkencore dhe të matshme sot njeriu mund të masi atë që ndodh brenda në adn-në e tij. Adn-ja është në formë spirale. Njeriu mund t’a gërshetojë adn-në e tij (ashtu sic bëjnë gërshetat vajzat me flokët), sepse edhe adn-ja është si spirale e përdredhur. Sa më shumë nyje që të lidhësh fillon spiralja të marri kthesë dhe bëhet në formë rrethore, rrotullohet më shumë duke u shndërruar në unazë. Nga adn helokoidale ajo bëhet adn unazë. Kur këto unaza fillojnë të qëndrojnë sipër njëra tjetrës atëherë shpirti yt mundet të udhëtojë përmes «worm holes» vrimave të shenjta/zeza me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës. Shpejtësia e dritës është kufiri i botës tredimensionale. Sapo ti kapërcen shpejtësinë e dritës atëherë ti ke dalë nga matriksi i kësaj bote. Shkencëtarët e fraktalitetit apo hologramës kanë zbuluar si të thuash fraktalitetin e përsosur që paraqet formulën e Zotit/Hyjnisë/Shakti (fuqisë hyjnore) në mënyrë grafike, dhe në fakt ajo ka formën e një kupe, prandaj quhet kupa e artë. Kur brenda adn-së së një njeriu ndodh kjo formë atëherë kjo nënkupton se ai ka gjetur kupën e artë (holy grail).

Ka mënyra sesi të mësosh gjakun pra adn-në tënde që të arrijë në një gjendje të tillë formë kupe “holy grail”. Të nevojitet lidhja e duhur me elementët e natyrës, mirënjohja/përulja e sinqertë ndaj nënës tokë, duhet patjetër të kesh respekt dhe të zbatosh në jetën tënde Parimet e Pastra apo Ligjet Hyjnore të Multiversit (të dish si të praktikosh kodin E) që unë ua mësoj njerëzve tek Meditimi Lotusocean falë gurusë Prashant Trivedi. Duhet të zbatosh Ligjet Hyjnore të Multiversit cdo ditë të jetës tënde në veprime, në të folur, të nevojiten ushqimet e duhura vegjetariane dhe kështu adn-ja jote fillon të marrë formën e kupës së artë, kështu fillon shërimi i shumëpritur i shpirtit tënd, përmirësimi i shëndetit fizik, rritja e nivelit të inteligjencës/vetëdijes, afrimi me zotin, nga sjellja e duhur dhe postura e duhur e qendërzimit të trupit. Avatari Prashant Trivedi deklaron se gjendja dhe forma e adn-së tënde gjatë momentit të vdekjes varet nga veprimet që ke kryer gjatë gjithë jetës tënde, pra sa lidhje me natyrën ke patur, sa shumë e ke gërshetuar and-në, sa ke respektuar apo përsëritur mantrat apo Ligjet Hyjnore apo Parimet e Pastra të folura sigurisht nga qendra e gojës tënde, pra sa pike/karma positive ke. Dhe cdo njeri është përgjegjës ndaj veprimeve që ai vetë kryen.

 

Videon e plotë me ilustrime të gjërave që u thanë më sipër, e gjeni tek:

 

 

Afërdita Zaja

14 prill 2023

Norvegji

 

Comments


bottom of page