Nga Pajtim Çaushi
Janë tre se 103 të tjerët janë sikur liderucë. Si me sinjal revolveri garash atletike nisin turrin e shfaqjes së "diturisë" se madhe.
I pari, lideri Partisë ne qeverisje garon me sa më shumë barbarizma të kombinuara te qarqeve gjuhësor turko - italiane. Ato vinë radhaz si vargani i telenonelave lindore: tamam, medemek, tesheqyr ederëm + pedonale, lungomare etj etj etj...
I dyti, ai i Partisë me te madhe të koalicionit që duket si pantallonat me 16 arna, ne llogaritjet që bën ngaterron edhe aritmetiken e fillores me kater veprimet bazë te saj; mbledhje, zbritje, shumzim, pjestim...
E treta, ajo e Partisë Presidenciale, do të bëj të lexuarën në takime dhe duke bërtitur thotë vargjet e poezisë Anes lumenjëve të Nolit duke i quajtur vargje te Migjenit...
Një fermer mandarinash nga Konispoli nënqesh me shpoti dhe, pasi e ndryshon disi, mërmërit një distik të Nolit thënë që në vitet 20 të shekullit XX:
O lideruc që kaq pak di,
bëhu i parë në Shqipëri!...
Comentários