top of page
Search

ETTA, POETJA E MENDIMIT TE HIJSHËM / nga Pajtim Çaushi

Mendoj se poetja sarandjote Zhuljeta (Etta) Kalemi është një zë i ri interesant në poezinë shqiptare bashkëkohëse.

Mendimin e mbështes tek ato poezi që kam mundur të lexoj prej saj të cilat më kanë përcjellë ndjesi pozitive tejet mbresëlënëse.

E dalluar dhe fituese konkursesh letrarë si gjimnaziste e HASAN TAHSINIT u perfeksionua si krjuese tani gjatë viteve studentore.

Shenjimin e vet si krijuese origjinale me frymëzim meditativ e ka shpalosur edhe tek botimet në organet letrarë tê shtypit kombëtar përmes cikleve të botuar.

Zhuljeta si Romeo të saj ka pasionin e fortë poetik ndërsa Etta e qetë dhe simpatike mik të vet të pandarë në poezi ka Meditimin.

Eshte poete e vargëzimit modern, shumë ndryshe nga "bejtet" që mbushin faqet e facebook apo librave mediokër.

Poetes së re i uroj lartësi e thellësi në frymëzimin e vet meditativ.



 





Hana


Po zhbëhem

se nuk mund ta duroj më rrebeshin e ndjenjave që më kumbojnë në gjak..

Tingujt e tyre përplasen në kubenë e kraharorit tim.

M'i dogji të gjitha qelizat, gjithë qënien ma dogji.

Në udhëkryqe muzgjesh të coptuar prej ndjenjave kam ngelur

si kishë pendimesh.


Kam nevojë për ty

se je qeshje që vjen pakuptuar e rrjedh në mua pa me pyetur..

Je deshirë e dlirë

që qetësisht kraharorin ma pushton.


S'kam nevojë për ty, se ti ikën pa ardhur..

S'kam nevojë për ty

se je padurim i vëmendjes,

se je zgjatim i shpitit.

Nuk kam nevojë për ty..

.. Kam nevojë për ty,

kam duke e fshehur

në unin tim sepse ti je 'Hana ime'!

 

Kurth


Gjurme puthjesh,

perqafimesh mbytur ne mall

si nevojtare gjuheprere

deshirat e gervishura,

pikon dehja ne goten e se shtunes.

Tjeterkund pulson gjithckaja.

Njerez qe ikin,

njerez qe mbeten,

Njerez,dashnore moskokecares.

njerez moskokecares te dashuruar

ne lojen e fjaleve te se shtunes

qe sa shkon e largohet.

Njerez qe harrohen ne pritje

lodhur djepave te durimit

Mish e thua koha me kohen

ne vorbull peshperimash

Tjeterkund pulson asgjeja.

Mpaket e shtuna ritualisht,

kullon koha pakuptim

si luleuji

duke kerkuar lageshtine

neper pellgje zvarritur bosh

ne vilat e ores 17.

E shtuna dhe ti-dy yje qe bien

e behen hi ne vilen e pushtuar nga trillet.

Pasqyra te njera-tjetres

qe genjehen nga deformimi i sakte

i nevojes per te qene

si gjithckaja qe pulson asgjekund

ashtu natyrshem, pa qellim.

 

Ti je ende??!

Guximi im ne nje bote qe me ben te thyeshme.

Buzeqeshja ime,neper lotet e leshuar ne frymemarrjen e fundit te takimit tone?!

Dhe je ende marrezia ime?

Nuk do e besoj kurre mrekulline tende,edhe sikur qielli te perulet te te puthe syte,ama do pushtoje cdo shpirt te vrare me te njejten mrekulli.

Sepse ti je apo jo?!

Je hapi nen te cilin lindin trendafila.

E me petalet e tyre te qendis endrra.

Per te ti dhuruar ty!

Ti je ende i gatshem...

Te me dhurosh nje danc ne qender te shpirtit tend?

Nje vals perkrahe frikes tende me te madhe?!

Dhe te permbytem ne therrimat e lekures tende te rrenqethur,teksa ti lexon shkrimet qe shkruaj per ty!!

Te prek maje gishtash universet e tua sekrete,e te shoh si shkelqejne syte e tu!

Ashtu e mahnitur ti puth diejt,per te ndjere ngrohtesine e shpirtit tend.

E me pas te mbetem aty...













Vjeshtes harruar

Vjeshta erdhi e iku o zemer,

E ti sgjendesh ne qytet

Sgjendet asgje e jotja,

U zhduke,e pa ze bertet.


Shikime te ngrata me perqafojne,kujtime t bukura nder t tuat sy,

Mendime,fjale q m shkatrrojne

Mirupafshim m the nj nat me shi.


Vjeshta erdhi dhe iku o zemer

Qyteti me te bardha mbuluar,

E pse ftohte ndjej pa ty

Pas teje mbeta harruar !


Comments


bottom of page