top of page
Search

Eva Vatoci ju drejtohet drejtuesve te Tropojes: Mos kini frikë të jeni burra, ata burrat e dikurshëm

E verteta është e hidhur por e domosdoshme në rastin e Tropojës ku fatkeqësisht demokracia është një term që I shërben vetëm llojit të politikës që sillet rreth tre fiseve që nga 90-ta, qe pavaresisht përkatësive politike janë në lidhje gjaku te gjithë bashke.

Sigurisht që ka përjashtime, dhe po patjetër janë intelektual dhe njerëz dinjitoz që janë pjesë e politikës të qeverisjes vendore në Tropojë, por duke qënë se janë një numër jashtëzakonisht i vogël nuk bëjnë asnjë diferencë për aq kohë sa mazhoranca e hajdutëve, e krimineleve, e atyre njerëzve që as diploma të merituara nuk I kanë, ata njerëz që dhe shkollat i kanë marrë me mik, që sundojnë çdo ditë nga karriget e tyre si të babëzitur për pushtet, e për para që kanë në dorë fatin tonë, dhe na drejtojnë si të duan ata.


Në kaq vite Tropoja është zhytur nën mjerimin e kësaj politike të fëlliqur ku institucionet më të rëndësishme nuk ekzistojnë më.

Psh, nga me të rëndesishmit spitali ndodhet në Kukës, ku tropojaneve u duhet të udhëtojnë drejt Kukësit për të kërkuar trajtim mjekësor sepse askush nuk kujtohet që Tropoja duhet të këtë Spitalin e vetë.

Këta politikanë mizor që ditën për diell dalin e kërkojnë votën , por zërin nuk e ngrenë kurrë ndaj mjerimit dhe kushteve fatale që gjendet ky vend i bekuar për nga natyra por i mallkuar nga politika.

Servilet janë ulur këmbë kryq në karriget e pushtetit që të pasurohen jo vetëm ata por të mbushin dhe xhepat e fisit.

Gjykatat po merren peng, por këta "Trimat" që enden nëpër tavolina me gotën e rakisë që nuk bëjnë asgjë tjetër vetëm llamatisin.

Dil o popull, dinli të gjithë o njerëz

se ky vend është e ardhmja e femijeve tuaj, është vendi juaj, i familjarëve tuaj, dilni luftoni e mos lejoni që t'a marrin peng të ardhmen tonë e të drejtën tonë e ta dergojnë 139 km larg, me pengesën e 4 postoblloqeve doganore.

Mos kini frikë të jeni burra, ata burrat e dikurshëm që nuk u trembej qerpiku e luftonin për vendin e tyre, për të drejtat e tyre sepse nëse bëhemi bashkë asgjë nuk mund të na mposht por bashkë dhe të bashkuar mund të mbrojmë vendin tonë, njeri-tjetrin dhe femijët e familjet tona.



Comments


bottom of page