top of page
Search

Evi Kokalari: Basha ka dështuar në katër zgjedhje

Ne një postim të saj në rrjetet sociale, Evi Kokalari shprehet:

"Nuk e di kush i ka hapur thashethemet që unë do kandidatoj për kryetare të PD-së, por nuk kam ndërmënd të kthehem, dhe ndryshe nga akuzat e mëposhtme që thonë se po përdorem si vegël nga Nicholas Gage dhe lobi grek për Vorio-Epirin, unë luftën ndaj tyre e bëj fare mirë këtu ku jam.


Nuk më ka ardhur rasti ta takoj Nicholas Cage, por jam e sigurt që do vij dita dhe kam plotë ç’ti them, sepse kam vite që e ndjek aktivitetin e tij antishqiptar.

Akuzat e mëposhtme janë të turpshme dhe tregojnë nivelin e atyre që i bëjnë këto lloj deklaratash. Mua nuk më bëjnë gjë.


Meqënëse jemi në temë dua të sqaroj se nëse do ti futesha politikës, atë do ta bëja në Amerikë ku jetoj, por kjo s’do të thotë që s’do të merrem me problemet që ka Shqipëria.


Për sa i përket Bashës, thjeshtë dua të them që ne nuk na duhen çuna të mirë, por çuna të zot që të sfidojnë Ramën.


Basha ka dështuar në katër zgjedhje. Gabimi më fatal është heshtja e tij mbas 25 prillit. Personalisht nuk kam asgjë kundër tij, politikisht po!



 

P.S.Mbas këtij postimi, ky që më akuzon për tradhëti kombëtare, vendosi të më bllokoj, sepse kuptohet, nuk ka çfarë i duhen që të përballohet publikisht.

Njerëzit e vegjël shajnë dhe fshihen.

Gjithsesi, po vë foto të postimit se nuk duhet humbur."

Comments


bottom of page