top of page
Search

Fajin e paska Albania!...nga Pajtim Çaushi


Kush e përhapi tërmetin,

pse e keqja kaptoi detin?

Bëërr goditet Italia!...

Obobo, u drodh Greqia!...

Kush u dërgoi të keqen,

cila hap e mbyll perden?...

Një nga dhija, një nga vija:

fajin e ka Shqipëria!


U marrëmend BE - ja

si goditje nga rrufeja.

Aristokrate Anglia

kërkon largim nga vija.

Kush qe shembull i keq

që nxiti mbreten pa mbret?

Një nga dhija, dy nga vija:

fajin e ka Shqipëria!

E përgjumur gjithë Toka

me dhimbje koke nga droga,

me kanabis gjithë Azia,

Europa dhe Kolumbia.

Kush e ka në botë flamurin,

mbolli drogën e la grurin?

Një nga dhija, tri nga vija:

fajin e ka Shqipëria!

Ciklonë dhe uraganë,

emërbukurit si gratë.

Vrap erërat si lajthitje,

dalin ujërat me përmbytje,

humbet pula, shkulet dhrija,

del themeli, rri çatia...

Një nga dhija, katër nga vija:

fajin e ka Shqipëria!

S'paska gjumë zotni Makroni!...

Zonja Merkel pi çaj rigoni!...

Lad Putini, beu Erdogan,

njeri car, tjetri sulltan,

kapin duart, çukin kokat

ngrejnë dollitê, thonë hokat.

Njē nga dhija, pesë nga vija:

fajin e ka Shqipëria!...

Comments


bottom of page