Në një bisedë me një mikun tim gjerman, Menaxher Projekti, ai po më tregonte se ndërsa ekipi po përgatiste Grafikun e Detajuar të Punimeve, situata ato javë ndryshonte si nata me ditën në terren në raport me Grafikun e përgatitur. Një moskoordinim midis ekipeve dëmton shumë cilësinë e një projekti. Cilësia në fakt varet nga shumë faktorë dhe jo vetëm nga cilësia e materialeve të përdorura siç kuptohet rëndom.
Si parim, çdo Sipërmarrës apo firmë ndërtimi ka qëllimin të ofrojë shërbime me cilësinë më të mire në koston e pranuar dhe afatin më të afërt, por shumë pengesa mund të shfaqen gjatë rrugës. Një gabim i vetëm mjafton për të shkaktuar një seri ngjarjesh që mund të çojnë në riparime të shtrenjta dhe penalitete shumë serioze sipas kontratës.
Përmirësimi i menaxhimit të cilësisë së ndërtimit fillon me të kuptuarit e faktorëve që mund të ndikojnë si në siguri ashtu edhe në cilësi. Po cilat janë disa nga këta faktorë?
i. Materialet e dëmtuara dhe me cilësi të ulët
Ky është një nga faktorët direkt i lidhur me cilësinë. Zbatimi I Specifikimeve Teknike është çelsi kryesor. Njëkohësisht edhe Urdhrat për Ndyshim.
Fjala vjen, shumë ujë ose rërë në një përzierje betoni, prerja e lëndës drusore nga pemët johomogjrne dhe çeliku me defekte , të gjitha mund të shkaktojnë çështje të mungesës së cilësisë së ndërtimit. Jo vetëm që këto materiale kanë jetëgjatësi të vogël, por ato gjithashtu krijojnë rreziqe të sigurisë në ndërtim duke reaguar në mënyrë të paparashikueshme gjatë ndërtimit dhe në kohën e garancisë.
Punëtorët psh. shpesh dëmtohen kur shkëndija krijohet gjatë prerjes së hekurit ose kur një strukturë mund të shembet për shkak të mungesës së aftësisë mbajtëse.
Porositja e materialeve vetëm nga furnizuesit e besuar dhe caktimi i një oficeri të kontrollit të cilësisë për të kontrolluar çdo furnizim të materialeve është mënyra e vetme për të verifikuar dhe siguruar që një projekt është furnizuar siç duhet. Hartimi I një Sistemi të Sigurimit dhe Kontrollit të Cilësisë është I nevojshëm. Zbatimi i tij është akoma më i rëndësishëm.
ii. . Dështimet e furnitorit dhe shitësit
Edhe kur vetë materialet nuk janë shkaktari për një çështje të caktuar të cilësisë, problemet me furnitorët dhe prodhuesit mund të rrisin kostot dhe ulin nivelet e cilësisë gjithashtu.
Zëvendësimi i furnizimeve të kërkuara për ndërtim me markat apo klasat dhe materialet e tjera që nuk ofrojnë të njëjtën cilësi mund të rezultojnë në pakënaqësi të klientit dhe mosrealizimin e cilësisë sipas projektit.
Duhen vendosur kushte të qarta me të gjithë furnitorët dhe kryhen kontrolle të rastësishme për të verifikuar që ata janë ende duke iu përmbajtur kontratës.
Gjetja e furnizuesve të rinj mund të shikohet si një shpërqendrim në mes të një projekti ndërtimi, por mund të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e cilësisë së ndërtimit.
iii. Nënkontraktori i papërgjegjshëm
Sipas disa studimeve, mbi gjysmën e defekteve të ndërtimit mund t'i atribuohen gabimeve njerëzore. Nëse një nënkontraktor punëson punonjësit pa aftësi të duhura dhe nuk arrin t'i trajnojë ata, ndodhin gabime në zbatim, që mund të kalojnë pa u vënë re me vite.
Shqyrtimi i nënkontraktuesve të tjerë është thelbësore për të verifikuar se ata janë duke punesuar punëtorë të aftë që mund të kapin gabimet e tyre. Sidoqoftë, firmat e ndërtimit dhe menaxherët e projektit duhet të ndjekin auditime të pavarura të performancës së nënkontraktorit për të gjetur ndonjë problem sa më shpejt që të jetë e mundur.
iv. Mosreflektimi i Urdhrave per Ndryshim në dokumentat dhe praktikat ndërtimore
Disa çështje të cilësisë nuk lidhen drejtpërdrejt me një gabim ose ndryshim të projektimit, por përkundrazi me mungesën e dokumentacionit të ndryshimit sic janë: Urdhrat për ndryshim apo propozimet për ndryshim (mosreflektimi tyre).
Nëse një material zëvendësohet me një tjetër dhe dështon azhornimi (perditesimi) i dokumenteve përfundimtare mund të rezultojë në një zbatim të një cilësie të gabuar.
Përdorni një sistem dixhital të menaxhimit të dokumentave që thjeshton procesin e azhornimit të dokumentacionit të projektit në mënyrë që të mos ketë arsye për të vonuar azhornimet në vizatime dhe foldera të tjerë të lidhur.
v. Ndryshimet në minutën e fundit
Këto ndryshime të minutës së fundit shpesh çojnë në çështje serioze të cilësisë.
Duhen vendosur afate reale pas cdo ndryshimi dhe kohë për verifikimin dhe testimin e çdo ndryshimi në modelet ekzistuese.
vi. Menaxhimi i scope ( qellimit )
Projektet e ndërtimit shpesh fillojnë shumë më të thjeshta dhe më të vogla se projekti i përfunduar.
Menaxhimi i qëllimit (scope) të një projekti ndërtimi siguron që kontraktorët të mund të ruajnë të njëjtin nivel të cilësisë mbi proceset e punës.
vii. Moskoordinimi ndërmjet grupeve të punës
Studimet e fundit të industrisë së ndërtimit tregojnë se menaxherët e projektit mendojnë se: çështjet e komunikimit janë shkaku numër një i çështjeve të cilësisë.
Keqkuptimi çon në keqpërdorim të teknikave të reja, materialeve të papërshtatshme dhe mungesës së testimit për të zbuluar problemet ekzistuese.
Comentários