Nga Pajtim Çaushi
FARSË - maj '23
(sipas poezisë popullore çame)
Kori:
Ruku ruku piza, bjeri si violiza,
ruku ruku mareza, bjeri si xamareza:
O popull syri të daltë,
o njeri dora t'u thaftë...!
Si s'e mbylle atë gojë
për shtesën rogë mbi rogë...?
Antikori:
Një klithme hargali me lotë
nga malsorë, lebër e çemër:
Kunguj dje e kunguj sot,
kunguj nesër e pasnesër...!
Për kungujt ujë nga kamare,
për gjithë minjtë miliona pare...
Regjia:
Kutu mbi, kutu shbi,
kutu gjarpëri kërthi...
Kori:
Kutu parja ujë deti,
qylin e rrëmben dhe mbreti...
Po s'e vumë veten përpara,
të vëmë turmën lara bala...?
Antikori:
Unë njeriu punëlumi,
i pagjumi, halleshumi,
i tretur deri në eshtra
në portale krrej vjersha...
Vjersha shfrim, jo shpetim
për tremilionët ditëzinj,
që s'kanë as sa treqind minj...!
Erdhën minjtë arna arna,
një dorë pas, një dorë para
u fryu në vesh flama...
si t'i shesin turmës përralla
që farsat t'i kthejnë në drama...!
Kutu malin mbyt moçali,
kutu komandën bën djalli,
majë plehut një këndez,
kikiriku do pjellë vezë...!
Regjia:
Tjetërmendsin si kashta,
merre vërvite përjashta...!
U i pari, U kokoshi,
s'ka asgjë se rritet boshi...
Le të kenë udhën të mbarë,
vinë të zinj për të bardhë...!
Kori:
Gris fletoret, hidhi librat
e nisja këngës si cinxërat...!
Kutu bij, kutu frij,
kutu mbij, kutu ngrij...
Antikori:
Fryhen lumenjtë me kriza
bebet lindën nga kërthiza,
Hop e hop kërcet zhamboku,
plasin sytë nga kokërdhoku...!
Regjia:
President e deputetë
kryeministër dhe prefektë
drejtorë e inspektorë,
bashkiakë me shkollë, pa shkollë
tek kutia sot ju ftojmë
të votojmë rogën mbi rogë...!
Antikori:
Lek në dorë, lek nën ndorë,
minjtë milionat mbi milionë...!
Minjtë dje dhe sot patjetër,
minjtë nesër dhe pasnesër...!
Kori:
Kutu merr, atje shkarko,
kutu minjtë në vendnumero...
Ti popull ngarko e shko,
ne kutu dhe të tjerë jo...!
Antikori:
Ndizu, ndizu karkagjon
me një dorëz rigon
se vjen miu të shurron...!
Ku mëngjesi që agon...?
Ku e drejta lart mbi fron...?
Gardh për të reja e të rinj,
në skenë mbetën veç minj...
Ikëni tutje gjilpinj,
xarrisuni ju zhapinj...!
Turpi nuk ju turpëron,
hodhët grurë, korrët rigon...!
27 maj 2023 _________________________________________________________
Fjalorth:
* farsa - lloj i shkurtër i komedisë
* karkagjon - (e folmja çame) zjarr i fikur
* zhamboku - varietet misri që mbillet në jug
Comments