top of page
Search

"Festa" e Hallouinit nga Pajtim Çaushi

Shtysa e këtij shënimi shërbeu fjalori i përdorur dje gjatë ditës së fantazmave të shpirtrave të së keqes.

Por Poradeci na thotë:

"O gjuhë e shenjtëruar, o mall me shpirtin plot!

O diell i llahtarisur që ndrin si pikë lot..."

Fjalët e çdo gjuhe përcjellin një kuptim logjik të përcaktuar duke shprehur edhe emocionin përkatës.

Pra, gjuha nuk është shitore perimesh ku brenda arkës së domateve mund të marresh këdo mjafton vetëm që të shërbejë për salcë apo ushqim.

Gjuha është shenjim i caktuar në mënyrë rigoroze duke dhënë edhe gjëndje reale të qenies shpirtërore.

Qellimi i shënimit është që të tregojë se duhet patur shumë kujdes në perdorimin e saj.

Në këtë kuptim fjala festë shenjon një atmosferë të gëzueshme që të japin dukuritë, rastet, idealet apo qëniet e bukura.

Atëherë, ç'festë mund të quhet një lojë me fantazma, vampirë e shtriga?

Kjo të jep kenaqësi e shprehësi emocionesh pozitive apo frike e tmerr?

E dyta është e vërtetë.

E megjithatë gjithë folësit apo shkruesit në mediat tona e përsërisin pa pushim Festa... Festa... Festa...

Festë për frikën dhe tmerrin!... ÇUDI!

Comments


bottom of page