Gjithçka filloi në 1886, në San Francisco kur Jackson aplikoi për një patentë për "Ndërtimin e trotuareve prej guri te pergatitur dhe betoni", në të cilin u njoh paranderja duke tensionuar shufrat e përforcuara të vendosura në puset teknike.
Pas kësaj Dohring të Gjermanisë, inxhinieri austriak Mandl, M Koenen i Gjermanisë e përdori më tej konceptin dhe zhvilloi me tej temën. Steiner në 1908 njohu rëndësinë e humbjeve në paranderje për shkak të tkurrjes së betonit.
Në vitin 1928, në ndërtimin e një ure te madhe të tipit me trare te thelle, në të cilën shufrat ( kavot ) e paranderjes ishin vendosur brenda traut u demonstrua nga Dischinger.
FREYSSINET demonstroi, në vitin 1928, avantazhet e përdorimit të çelikut dhe betonit me klasë të lartë për të llogaritur humbjet e ndryshme të paranderjes për shkak të deformkohes dhe tkurrjes së betonit. Ai ishte pioneri kryesor i betonit të para-nderur.
Ura e Presidentit Costa e Silva, e njohur zakonisht si Ura Rio-Niteroi, është një urë e tipit "box girder" që kalon në Gjirin Guanabara, në Shtetin e Rio de Janeiro në Brazil. Ajo lidh qytetin e Rio de Janeiro dhe komunën e Niterói. Aktualisht është ura e betonit më e gjatë e para-nderur në hemisferën jugore dhe e gjashta më e gjata në botë.
La Grande Arche de la Défense, gjithashtu (La Grande Arche de la Fraternité) është një monument dhe ndërtesë në rrethin e biznesit të La Défense dhe në komunën Puteaux, në perëndim të Parisit, Francë. Zakonisht njihet si Arche de la Défense ose thjesht si La Grande Arche. Arche është në formën e përafërt të një kubi (gjerësia: 110m, lartësia: 110m, thellësia: 110m); është sugjeruar që struktura të duket si një hiperkub (një tesseract) i projektuar në botën tre-dimensionale. Ajo ka një kornizë betoni të paranderur të mbuluar me xham dhe mermer Carrara nga Italia dhe është ndërtuar nga ndërmarrja franceze e inxhinierisë civile Bouygues.
Ura San Diego – Coronado, e njohur nga banoret lokale si Ura Coronado, është një urë lidhëse "betoni / çeliku" e paravenderur, që kalon mbi gjirin e San Diego në Shtetet e Bashkuara, që lidh San Diego me Coronado, California. Ndërtimi në Urën e Gjirit San Diego – Coronado filloi në shkurt 1967. Ai kërkonte 20,000 tonë çelik (13,000 ton çelik struktural dhe 7,000 çelik ndertimi) dhe 94,000 meterkub beton. Një nga urat më të këndshme estetike që kam parë, është simboli, për këdo që njeh zonën e San Diego / Coronado, të ishullit të bukur Coronado.
Comments