Të gjitha shkollat kanë filluar shpërndarjen e librave falas për nxënësit e klasave 1-5. Nxënësit mund të paraqiten në ambjentet e shkollave për ti tërhequr ato. Ministrja Besa Shahini bëri me dije se skema e librave falas për këtë vit është zgjeruar edhe për klasat e 5-ta.
Në një video-mesazh ne rrjetet sociale ajo u bën thirrje nxënësve dhe prindërve për ti tërhequr librat.
Video-mesazhi i plotë i Ministres Shahini :
Kemi filluar shpërndarjen e librave falas. Ju mirëpresim pranë shkollave tuaja 😊
“Të dashur nxënës dhe prindër,
Shpresoj të keni patur pushime të qeta dhe të këndshme,
Viti i ri shkollor nuk fillon edhe 2 javë, mirëpo përgatitjet i kemi filluar qysh tani.
Duke filluar nga sot, data 2 Shtator, ju mund të shkoni pranë shkollave tuaja dhe të merrni pakot e librave falas.
Nismën e kemi filluar vjet, me një shumë prej 600 milion lekësh e cila është shpenzuar për të blerë librat për të gjithë nxënësit e klasave 1 deri 4, si dhe nxënësit e tjerë të kategorive të veçanta (me asistencë sociale, nevoja të veçanta apo minoritarë) që përfitojnë librat falas.
Sivjet, ngaqë kemi ruajtur shumë mirë librat nga viti i kaluar, kemi patur mundësinë të përfshijmë edhe klasën e 5-të plotësisht në nismën e librave falas.
Kështu që, ju mirëpresim nëpër shkolla dhe shumë suksese për vitin e ri shkollor!”
**
Comments