TIRANE, 27 gusht 2019
Grupi i Sigurimeve të Vjenës (VIG) deklaroi të martën se fitimin e tij para taksave nga operacionet në Shqipëri dhe Kosovë u rrit me 11.5% duke krahasuar shifrat e gjashtëmujorit, dmth 1.3 milion euro më shumë të ardhura në gjysmën e parë të vitit 2019.
Primet totale bruto të shkruara në Shqipëri dhe Kosovë shënuan rritje u rritën vjetore me 10.8% duke arritur në 20.2 milion euro, tha VIG në një prezantim të rezultateve paraprake.
Primet e gjeneruara nga sigurimi e përgjegjësise ndaj palëve të treta motorike (MTPL) u rritën 6.8%, në 12.9 milion euro, ndërsa primet e sigurimit Kasko u rritën me 18.8% në 1.1 milion euro. Primet nga sigurimet e tjera të pasurive u rritën me 26.3% në 4.6 milion euro.
Primet e sigurimit te shëndetit të kompanive të grupit VIG në Shqipëri dhe Kosovë u rritën 1.7% në vit, me 1.6 milion euro, në periudhen Janar-Qershor 2019.
Në të dy vendet, Grupi i Sigurimeve te Vjenes VIG është aktiv vetëm në segmentin e sigurimeve të jo-jetës. Në Shqipëri, VIG operon me dy kompani, Sigma Interalbanian dhe Intersig. Në Kosovë, grupi operon përmes Sigma Interalbanian Kosova.
Burimi: SeeNews
Comments