Në kohët e vedave koncepti i vdekjes u mësohej nxënësve që në Vitin e parë të mësimit prej të urtëve të lashtë që quheshin Rishi! Ata e mësonin në mënyrë që ta vlerësonin jetën e tyre qysh në fillim dhe t’a përdornin trupin e tyre sa më mirë!
Sot edhe vetëm ta përmendësh fjalën ‘vdekje’ është një tabu e madhe, një turp i madh a thua sikur është dicka që nuk i ndodh askujt! Jetojmë në një kohë moderne ku termi rimishërim/inkarnacion nuk është edhe aq i padëgjuar.
Rimishërimi ekziston me të vërtetë sepse rruga e shpirtit dhe qenësia jonë vazhdon pergjithmonë, pa cka që ne e kemi humbur diturinë e saj të vërtetë është një gjë tjetër.
Nuk duhet të kemi frikë nga Dituria e vërtetë, ndoshta mësojmë dicka të rëndësishme prej saj.
Sipas Vedave ‘vdekja ndodh kur trupi yt i tanishëm i dhuruar nga Universi nuk funksionon më. Atëherë Universi të dhuron një trup tjetër biologjik kuptohet me të njëjtin shpirt që je ti.
Vedat e tregojnë ciklin e vdekjes dhe rilindjes të njëjtë me nderrimin e rrobave në një dyqan suprem biologjik.
Meqënëse Shqipja është një gjuhë tejet e tejlashtë ajo e sqaron vdekjen gjithashtu mjaft qartë. Edhe në laponisht vdekja quhet ‘vdes’. Sipas ‘Libri i Aforizmave’ të Petro Zhejit fjala ‘vdes’ ndahet në ‘v des’= ba dasi = ba nda = pra ndarja e trupit nga shpirti. Në anglisht die (vdes) lidhet gjithashtu nga shqipen ‘daj’, përsëri damje pra thjesht damja e trupit nga shpirti.
Mirëpo cfarë u mësonin Vedat nxënësve të tyre? Si të vdesin? Aspak!
Ata u mësonin si të kishin një jetë të sukseshme duke shijuar trupin që kishin dhe sesi të kishin edhe një vdekje të sukseshme. Ata i vinin rëndësi shumë përdorimit të trupit. Nëse njeriu në cfarë do moshe përpiqet që të paktën të mbajë shtyllën kurrizore drejt, të mbajë duart e bashkuara me njëra tjetrën në një formë përulëse sa më shumë të jetë e mundur ndaj universit që i dhuroi trupin dhe natyrës që e rrethon. Nëse ai lavdëron pra flet me zë bukurinë e lindjes apo perëndimit të diellit, apo bukurinë e një lule apo peme ai do të rritet shpirtërisht automatikisht.
Gjyshërit tanë shqipëtarë e shpenzojnë kohën duke u kujdesur për nipërit e tyre me shumë dashuri kuptohet, e harxhojnë kohën duke lexuar lajme të rreme shpeshherë nga mediat e korruptuara, duke gatuar për të gjithë familjen por edhe ata kanë shpirt dhe nuk po flas për shpirtin e jetës së sakrificës por për ndricimin e shpirtit të tyre.
Universi gjithmonë të jep një mundësi por varet prej secilit gjysh apo gjyshe se si ata e përdorin trupin dhe fjalët e tyre. Kur ata qoftë edhe duke folur me zë i tregojnë Universit se trupin e tyre e kanë trajtuar me respekt dhe mbi të gjitha në shenjë përuljeje atëherë Universi do ti shohë me më në favor.
Sa më shumë dashuri ato do të tregojnë për trupin e tyre qoftë në pleqëri aq më shumë Universi atyre do ti kthejë dashuri.
Comments