Rabije Bytyqi është një nga poetet e njohura shqiptare. Ajo ka fituar shumë çmime dhe trofe. Së fundmi ka fituar çmimin special të poezisë.
Përveç poezive për ndjenjën dhe pasionin, vetminë dhe monotoninë ajo ka dhe një penë të fuqishme për atdhedashurinë dhe patriotizmin modern shqiptar. Më poshtë po ju "gostisim" me tre poezi të fundit të saj.
Monotoni
Në ritmin e monotonisë të pranverës së sivjetmë, ditët e qullura me shi lotësh, dalëngadalë shkrihen në shtratin e lumit të etur.
Kujtimet për ty, fluturojnë mendjes së humbur, horizontit të mbushur me aromë mëngjesi,
të lutem mos lejo të më dashurojë pos teje.
Të betohem, se do të vishem çdo ditë me kujtime të freskëta për ty,
Me to gjithnjë do ta zë ëmbëlsinë e gjumit me pamjen tënde…
Dua të të ndiej edhe pse nuk të shoh. Dua të dashuroj, të t’i parafytyroj sytë e qeshur si shpresë dashurie.
Të të dashuroj, aq sa zgjat aroma e dashurisë sate, që vjen e shtohet bëhet det në sytë e mi. Rabije Bytyqi.20.06.20 20.
KÊSHTJELLÊ E PAMPOSHTUR
( Ukshin Hoti)
Memoria e Ukshinit ishte e paskajshme
Shikimin tretur lashtësisë tokë
Tek e nesërmja liria aq e munguar
Tek e bardha dritë dita e Pavarësisë
Trupi dhe shpirti ishin Kosova
Atdheu kërrusur nga pesha e dhimbja
Djegur e zhuritur shekuj me radhë
Por kurr pranuar tiraninë e shkjaut
Brezave të tërë u mësonte me durim
Krenarinë e martirëve rênë betejês fli
Fjala oguri i rënduar nê truall
Kështjellë e pamposhtur gjer nê shenjtërim
Sot trupi i tij i mungon kësaj toke
Por shpirti regëtin trruallit arbëror
Si klithma e shqipes etur për liri
Si zjarr i përndezur përjetë nê pavdekësi
Rabije Bytyqi/PRIZREN
Poezia që u vlersua nga juria më ,;Çmimin Special "
Në Burrel të Shqiperisë.🇦🇱🇽🇰❤
FREKSI VERE
Lulet më rrethonin
E unë në heshtje rrija
Gurra me ujë të ftohtë
Një freksi ma solli
Doja të më shoqëronte edhe zëri yt
T'i këndojë gurgullimes
Pa këngën time
Kroin e heshtur preka
U mundova ta qëndis
Por gishtërinjtë nuk punonin
Unë mendjen e kisha tek ty
Oqeani na ndante
Nuk kisha forcë të i ngjitesha
Anija e pritjes u fundos
Rabije Bytyqi - Prizren
14.05.2020.
Rabije Bytyqi
Comments