Sikur njeriu ta njihte fuqine e vetvetes e ta dinte se brenda tij ka nje univers te tere jo me te vogel se ai ku gjendet, mesiguri nuk do te fshihej brenda kufijve qe i ka percaktuar fiziku. Sikur ta dinte njeriu se sa kompleks eshte qenia e tij duke u nisur qe prej qelizes, si nukel i teresise, nuk do jetonte ne kete bllok mendimesh te kota.
Ne bibel thuhet se u krijua si shembelltyre e krijuesit, po nese e besojme krijuesin a e ndajme dot nga madheshtia e te vepruarit? Atehere keshtu jam une, keshtu je ti e te gjithe ne.
Krijesa te persosura te bukosura ne korniza te pahijshme pengesash qe vijne nga barriera qe vetes e shoqerise ia krijojme. E gjithe kjo vjen nga pertacia.
Sa vlere e kohe merr ne nje hark dite mendimi se sot do te bej dicka ndryshe, se paku sot nuk do te merakosem se cfare do te vesh, a cdo te ha, as me ke do te shoqerohem.
Aspak kohe. I kemi lejuar vetes dhe shoqerine e kemi orientuar drejt gjerave te kota e pa vlere jetesore, i kemi planifikuar qellimet tona per te jetuar nje jete te pavdekshme, teksa ditet i kemi te pakta ne kete univers shekullor.
Kemi besuar se vlerat e nje jete te mire varen nga ajo cfare besojne te tjeret se jemi, nddersa veten e njohim dhe vleresojme shume pak. Sa vlere e kohe merr ne nje hark dite, mendimi se sot do te jetoj nje dite ndryshe, do ta ndaj kafen vec me mendimet e mia, sepse nuk me duhet miku im me i mire per ta degjuar sesi i ka shpenzuar parate, se ku do te shkoj me pushime, mikesha qe sot duhet ta pres teksa shtyn oret e kota neper sallone per te kuruar imazhin teksa une ja njoh mire vlerat, ia njoh mendimet dhe pritshmerite.
Sot dua te jem vetem. Ta ndaj kafen vec me bredhjet ne infinit te mendimeve neper univers, te kuptoj sesi ata, shkencetaret, ngrihen ne mbinjeri pertej fizikut dhe problemeve jetike, per te rritur cilesine e kendveshtrimit te jetes. Sepse sot e dua veten dhe rrjedhimisht jeten e njeriun me shume se cdo here tjeter. Sot dua te mendoj ndryshe. Ato te shumtat probleme, puna, pazaret, rregullimi i makines nuk me kane me te njejten vlere.
Teksa mund ti zgjidh te gjitha, sot dua te mendoj se sa i mrekullueshem jam une, je ti, eshte jeta, ne te gjithe imperfeksionin qe ne vet ia atribuojme.
Dhe meqe ra fjala, sot nuk eshte aspak nje dite e vecante, por nje ndalese ne universin tim te vogel jo me i vogel se e gjithe bota brenda te ciles jetojme.
Kemi ndertuar blloqe betoni per te qendruar te sigurte, ndersa lumturine e vertet e gjejme shume prane natyres, ne nje fushe te gjelber.
コメント