Nga Tanush Çaushi
Këto ditë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, lançoi ndërtimin e shkollës për zonën e Astirit.
Është fjala për shkollën që do mbajë emrin e Andrea Stefanit.
Shumë mirë që më në fund u kujtua Erioni për Astirin ta përmendë për shkollë dhe të nisë ndërtimin e shkollës që ky komunitet ka vite që po e kërkon. Ndërkohë kujtojmë se nuk ka as çerdhe në këtë zonë dhe as Kopshte afër zonës.
Por, edhe këtu ka një paradoks: vendodhja e shkollës së re
Ndërsa në Yzberisht po ndërtohen pallate pafund dhe fusha para ca muajsh bosh po popullohet nga pallatet, fëmijët e Unazës së Re / Astirit duhet të shkojnë deri tek Rrethrrotullimi Shqiponja për të shkuar në Shkollë?!! Imagjino një fëmijë në klasë të parë apo fillore që ecën dhe kalon rrugën automobilistike me trafik të rënduar për të shkuar në shkollë? A nuk do ishte më më vend që Shkollat, Kopshti, Çerdhja të bëhej në afërsi të zonës dhe jo në një vend shumë larg dhe mbi të gjitha me risk të lartë për fëmijët me çantë në krahë që kalojnë rrugën automobilistike me trafik të lartë?
A duhet që shkollat të ndërtohen afër vendbanimit të qytetarëve?
Çfarë e pengon Kryetarin e Bashkisë që të japë Leje për Shkollë apo Kopësht afër vendbanimit të fëmijëve?
Për interesa publike në këtë zonë janë prishur dhjetra objekte, atëherë përse Kryetari nuk shpronësim dot një tokë bosh? Besoj mund ta kuptoni arsyen....klientelizëm Pra, fëmijët e Unazës së Re / Astirit "degdisen" për shkollë të Rrethrrotullimi Shqiponja, ndërsa pallatet shumëkatësh pushtojnë edhe fushat që ishin bosh...Turp për këtë diskriminim të interesave të komunitetit dhe marrja parasysh vetëm e interesave të biznesit.
Shkolla në Honolulu dhe pallatet në Firifistun, kjo po që është politikë komunitare dhe mbron interesat e qytetarëve. Urime Erion, po i mbron më së miri interesat e qytetarëve të Tiranës...
Comentarios