U trand Toka, u zbeh Qielli,
kryet në re fshehu Dielli:
pas tërmetit ia nis fyelli!
Presidenti, burrë me mend,
e parashikoi këtë tërmet,
qeveri, tha, mos rri në bisht,
po na mësyn një apokalips!
Kryeministri, shef batutash,
e zhyen me bojëra furçash:
tëërr Met, o Met teerr,
jemi si nusja me vjerrë,
shpik tërmet e mbi tërmet
të të mbaj unë President!
Kryedemokrati nē heshtje
i përcjell me buzëqeshje:
kot e mbyllni e shkelni synë,
kohëra të tjera do vinë,
do ngjiz borë e suferinë!
Të tre kanë dalë në pistë,
ti je Djall, ndërsa unë Krisht!
Shoshoqit i nxjerrin sytë:
Zot jam vet e s'ka të dytë
Comments