top of page
Search

Gjendja e sistemit të ngrohjes tek banesat në Shqipëri.

Nga Anxhela Qyshka*


Sistemi i ngrohjes dhe i ndricimit janë tregues të cilësisë të kushteve të banimit dhe të nivelit të jetesës së popullsisë. Familjet shqiptare që banojnë në banesa konvencionale kanë trashëguar shërbimin me energji elektrike që me elektrifikimin e vendit pas çlirimit. Në këtë periudhë u ngrit Sistemi Elektroenergjetik Shqiptar.

Periudha e tranzicionit ,pas vitit 1990,karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e konsumit të enegjisë elektrike për ngrohje dhe gatim, e shoqëruar kjo me braktisje të investimeve në energjitike ,si dhe me amortizimin e linjave dhe pajisjeve (turbina ,etj) ekzistuese të sistemit elektrik.

Vitet e fundit, falë arkëtimeve është rritur investimi në këtë fushë, por përsëri mbetet larg nevojave qërkon ky sistem dhe nevojat e konsumatorëve.

Ndërpreja e energjisë elektrike, shpesh bëhet pa lajmëruar dhe sikur të ishte lojë fëmijësh.

Një situatë e tillë e sistemit elektrik ka sjellë ndërprerje të vazhdueshme të furnizimit, gjë që i ka vështirësuar kushtet e jetesës së familjeve përsa i përket ngrohjes dhe ndricimit të banesave.

Sistemi i ngrohjes së banesave në Shqipëri

Në ngrohjen e banesave në Shqipëri mbizotëron ngrohja individuale dhe një nivel tepër i ulët i ngrohjes qëndrore.

Nga të dhënat e INSTAT rezulton që vetëm 1% e banesave kanë ngrohje qëndrore, ndërsa pjesa tjetër kanë ngrohje individuale.Sistemi i ngrohjes qëndrore është i përqëndruar tërësisht në qytet.

Nga ana tjetë edhe në projektimin e ndërtesave, edhe pse legjislacioni nuk mungon prej dhjetë vitesh projektimi nuk është cilësor dhe shpeshherë zbatimi në nivel abuziv.

Kështu, ne vazhdojmë të prodhojmë ligje, profesionistë dhe kur vjen puna në aplikimin e tyre, ç’do gjë zhduket si për çudi.

Deri kur do vazhdojë ky lloj zakoni i dëmshëm?

  • Inxhiniere Ndërtimi

Comments


bottom of page