Gjermania po përpiqet të mbushë boshllëqet në tregun e punës, per kete arsye, shteti gjerman po njeh më shumë diploma profesionale të huaja. Infermierët, mjekët dhe profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor kanë normat më të larta të miratimit.
Vitin e kaluar, Gjermania njohu 36.400 diploma profesionale të lëshuara për individë jashtë vendit - 20% më shumë se në vitin 2017, sipas të dhënave të fundit të qeverisë.
Gati dy të tretat e profesionistëve të huaj që kërkuan njohjen e kualifikimeve të tyre dhe panë aplikimet e tyre të aprovuara ishin në sektorin e kujdesit shëndetësor, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).
Veçanerisht, 7,200 diploma u aprovuan plotësisht ose pjesërisht vetem per mjeket si dhe 10,400 kualifikime për infermierë dhe personel të kujdesit shëndetësor.
Profesionet e tjera më të njohura përfshinin inxhinierë dhe mësues.
Gjermania është përpjekur të rritë numrin e punëtorëve të aftë në fushat kritike, si infermierinë, kujdesin për të moshuarit dhe edukimin e hershëm të fëmijërisë - dhe ka zbatuar programe për t'i bërë profesionet më tërheqëse për punëtorët brenda dhe jashtë vendit. Në përgjithësi, niveli i punësimit është i lartë në Gjermani, tha për DW presidenti i Institutit të Kërkimeve Ekonomike me qendër në Berlin (DIW), Marcel Fratzscher.
Siria kryeson listën e miratimeve
Siria kryesoi listën e vendeve, diplomat dhe kualifikimet e të cilave u miratuan. Gjermana njohu rreth 4.800 aplikime vitin e kaluar.
Bosnja dhe Hercegovina u rendit në vendin e dytë me 3.000 kualifikime të aprovuara, e ndjekur nga Serbia me 2.100 dhe Polonia me 2,000.
Numri i personave qe kerkojne pune me diploma nga Filipinet eshte dyfishuar nga 744 aplikime në 2017 në 1.605 në 2018.
Vitin e kaluar gjithashtu pati një rritje të numrit të aplikimeve nga jashtë, sipas Ministrisë së Arsimit, me 5,958 persona jashtë Gjermanisë që aplikuan për të marrë diplomat e tyre të njohura, në krahasim me 3.597 aplikantë në 2017-ën.
Mbi 50% të kërkesave u paraqitën nga gratë.Nje kerkese te madhe per punesim ne Gjermani ka patur dhe nga Shqiperia, ne fushen e mjekesise.
Ministrja gjermane e arsimit Anja Karliczek vlerësoi rritjen e numrit të diplomave të njohura, duke thënë se procedura e miratimit ndihmon si bizneset ashtu edhe punëtorët e aftë.
"Në të njëjtën kohë, ajo lehtëson integrimin e shpejtë të emigrantëve në punësim të kualifikuar dhe në këtë mënyrë forcon Gjermaninë si një qendër biznesi," tha Karliczek në një deklaratë.
Kur njihet një diplomë ose një certifikatë profesionale e lëshuar nga jashtë, kjo i mundëson personit të ndjekë një karrierë në një profesion të rregulluar në Gjermani.
Commentaires