nga Nashi Brooker
Nje miku im anglez, autor librash, gazetar dhe aktivist per njohjen e krimeve nga diktatura e proletariatit ne vendet e Europes me ben nje vizite me gruan e tij. Ai, po ashtu vjen ne Shqiperi te intervistoje ish te burgosur per politike, dhe te vizitoj burgjet komuniste ose me mire rrenojat e tyre. Sa mire deri ketu!
Ne bisede e siper tregoj me pak fjale se cili ishte gjyshi im i cilesuar kulak zyrtarisht me 1951 por lufta dhe degradimi, poshterimi i tij dhe gjithe familjes fillon me 1948-n. I tregoj se sa bujar ishte im gjysh.
Per shembull, gjate viteve 20-30 dhe luftes, burrat zakonisht shkonin ne qytete si ai i Elbasanit dhe Beratit. Shkonin per pazare me kuaj, mushka, kafshe per te shitur apo te blera. Jeta ishte brutale per fshatarin sado qe kishte shtepi 3 apo nje kateshe. Sado qe kishte 30 ha toke apo 3. Cdo gje arrihej me krahe pune dhe duke punuar token apo rritur bagetine. Nejse, feudalizmi vazhdon ende te rrij i qete ne Shqiperi.
Kur njerez te njohur apo te panjohur, kalonin prane shtepise se gjyshit tim, ai, apo burra te tjere te famlijes, i pyesnin se ku po shkonin, nga vinin, dhe se sa rruge kishin per te bere per ku ishin nisur.
Pyetja tjeter ishte nese kishin buke me vete, ushqim per kafshet. Nese nuk kishin mjafte gjyshi im u kerkonte grave tu jepte buke e djathe me vete. Nese nuk kishte buke te pjekur do ta piqnin qe askush te mos largohej i uritur.
Shpesh gjyshi im i ofronte te kalonin naten ne shtepin e tij pavaresisht se disa ishin te panjohur. Gruaja e mikut tim me pyet “falas e bente kete gjyshi yt?”. “Po” i them. “Ishin kohe ku lidhjet njerezore nuk ishin bazuar ne pagesa”.
Permendja e gjyshit tim ne Angli me njerez qe ne fakt vertet jane te interesuar te kuptojne kombe te tjera, eksperienca te jetuara ne vende si Shqiperia, gjyshit kurre nuk do ti kishte shkuar ne mend. Sa krenar do ishte nese do ta degjonte historine e jetes se tij thuajse pas 100 vjetesh ne nje vend tjeter.
Sa krenar do ishte ta dinte se per te flitej ne nje gjuhe tjeter. Bujaria e tij do njihej nga njerez qe ai kurre nuk do ta mendonte se do kishin interes. Ndoshta per dike qe beson se shpirtrat e vdekur jane me ne te gjallet kjo do ishte nje gje e bukur.
Flitet per nje kulak i cili nuk kishte bere asgje pervec miresive! Por, ja qe jeta ka devijime. Por une mbesa e tij sot mundohem te tregoj keto histori me fjale te thjeshta.
Comments