top of page
Search

Gomari dhe bari i thatë

Nga Pullum Çaushi Nga e thëna ne te bëre eshte ne mes nje mal i tërë, thotë populli. Kete e vertetoi edhe reklama ndjellese e Tv Klanit.

Thane e thone, thirren e yshtën sa munden per te na mbushur mendjen ne shikuesve xhepshkundur se do te transmetonin shtate kanale falas.

Ne emigrantet shqiptarë te ishullit te Korfuzit besuam dhe pritem. Pritem, shpresuam dhe u mburrem:

- Ej, e shihni ç'ben atdheu per ne?... Per te mos mbetur pa syte e mendjes, na dergon falas 7 kanale me tv Klanin ne krye!

Pritem sa pritem dhe kur u lodhem me pritjen e kotë ne në korpus si emigrant kenduam te gjithe horazi:

Vjen një zë nga dheu amë;

- Prit gomar te dalē bar!

Bari doli dhe u tha,

gomari me sy s'e pa!

Eh, s'qe këngë, por ishte nje brenge ne shpirt!...

Kanali Tv Klan me gjashte te vetet vellazerorë s'qenkish falas, por me pare në dorë!

Me respekt Emigrantët e Korfuzit.



Comments


bottom of page