Gjurmët më të vjetra të familjes Gramshi gjenden në qytetin me të njëjtin emër, që ndodhet në juglindje të Shqipërisë.
Gramshi është qendra e njësisë së tanishme administrative, bashkisë dhe rrethit me të njejtin emër. Dikur ka qenë selia e një principate mesjetare shqip folëse që zgjati afërsisht deri në vitin 1912, kur ra Perandoria Osmane në Ballkan, kur dhe në trevat shqiptare, në qytetin e Vlorës, më 28 nëntor të atij viti, Ismail Qemal Bej Vlora ngriti në qiell flamurin e kuq kombëtar me shqiponjën e zezë dykrenare në mes. Eksodi tragjik i shqiptarëve në Itali është i lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit në shekullin e pesëmbëdhjetë. Nën sundimin osman u krijua një sistem i ri ekonomik, social, gjuhësor dhe fetar, në një vend ku, shqiptarët (edhe pse u shkuan dëm pesëdhjetë vite rezistencë) kërkuan fort të mbanin pavarësinë së bashku dhe nuk ranë kurrë në gjumë kombëtar. Osmanët ndaluan gjuhën, ngritën kastën e re aristokratike, dominuan ekonomikisht të gjithë gadishullin e Ballkanit arritën maksimizimin e produktivitetit dhe dominuan akoma më rëndë energjitë e popujve dhe, vendosën unitetin fetar islamik në një vend që gjithmonë ka qenë për besimin tek Vatikani katolik-romak në veri dhe ortodoks grek në jug. Përfaqësuesit me mbiemër Gramshi erdhën në Itali në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, pas pushtimit dhe nënshtrimit të Shqipërisë nga trupat osmane. Arritën në Puglia, të udhëhequr nga Giovanni Castriota, biri i heroit kombëtar Giorgio Castriota Skënderbeu.
Të gjitha familjet shqiptare u detyruan nga Ferrante d’Aragona të rindërtonin shtëpitë e vjetra në të gjithë Italinë jugore popullsia e së cilës ishte zhvendosur për shkak të urisë, murtajës, tërmeteve shkatërruese dhe konflikteve të vazhdueshme për çështjen e kurorës napoletane.
Familjet shqiptare u vendosen në Calabria Citra, provincë e tanishme e Cosenza, gjatë shtatë migrimeve të njëpasnjëshme që kanë mbuluar një hark të gjatë kohor. Ndër të tjerë gjejmë mbiemrin Gramsci në shumë bashkësi arbëreshe. Edhe në situatat e tensioneve më të rëndësishme, të paktën, e gjejmë në një numër individësh, që, me siguri, u ishte dhënë ky mbiemër në Plataci.
Nëpërmjet disa studimeve ‘onomastice, dhe në veçanti të shqipes, si dhe regjistrimeve të ralla (më parë kanë qenë konsiderouar ekskluzivisht “zjarret” e, dmth numri i familjeve, përtej numrit të pjestarëve të çdo familjeje), ne mund të kthehemi në krahasimet e para onomastike nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të e tutje.
Prania e familjeve shqiptare në territorin e Mbretërisë së Napolit është regjistruar në disa kapituj dhe audienca të rralla, por mbetet të jetë realiteti i kushteve mesjetare të popullatave jugore, që, për shekuj nuk lënë asnjë gjurmë dokumentare të lëvizjeve të tyre. Në këtë kontekst, edhe pakica shqiptare, ka qenë subjekt i të njëjtave dinamika sociale dhe burokratike, që ka përfunduar në një harresë të gjatë, por kohë pas kohe dalin dhe raste të tilla si regjistrimi i vdekjeve nga disa priftërinj largpamës.
Prania sporadike e pakicës së shqiptarëve të regjistruar është, afërsisht, 1500 deri pothuajse 1700, por kjo pakicë nuk përkon me mungesën e komuniteteve për shkak të lëvizjeve historike të jugut dhe më gjerë që kanë ndikuar në masë të madhe në ndryshimet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të të gjithë gadishullit. Pikërisht për këto nevoja dhe për zhvillimet që ndodhën, familja platacese Gramsci ndërmori rrugën e diasporës së re të brendshme. Më përpara shkuan në qytetet “latin” dhe përreth, pastaj në qytetin e Cosenza, dhe, më në fund në Napoli, kryeqytetin e mbretërisë.
I pari i familjes Gramsci, ishte Nicola, biri i pronarit Don Gennaro, i lindur në Plataci në vitin 1765. Ai vendosi të linte hapësirën e ngushtë historike dhe sociale në të cilën jetonte komuniteti i tij dhe të niste një karrierë ushtarake. Në fillim shkoi në Cosenza për t’iu përgjigjur thirrjes ushtarake. Menjëherë kuptoi se ky mund të ishte rasti i duhur për një çlirim personal. Prandaj vendosi të qëndronte në ushtrinë borgjeze dhe të transferohej në Napoli duke u bërë pjesë e legjendës së Armatës së Re maqedonase të ngritur nga Ferrante d’Aragona në ditët e Skënderbeut. Në moshën 55 vjeç, atë e gjejmë në kryeqytetin napoletan me gradën e “Zëvendësshefit të Regjimentit Leopoldo të Garnizonit në Gaeta …”
Gjurmët e familjes
Hulumtimi i parë mbi origjinën e familjes Gramsci në Itali fillon nga prania e caktuar dhe e dokumentuar e mbiemrit në komunitetet shqiptare. Ne vazhduam të kërkojmë burimet më të besueshme që sot mund t’i gjejmë lehtë, domethënë mund t’i gjejmë nga arkivat e famullisë dhe nga ato relativisht të reja të Gjendjes Civile. Së pari, dokumentet janë ruajtur me xhelozi në famullitë lokale – dhe, për rrjedhojë, jo gjithmonë ka qenë e lehtë për t’u përdorur. Këto të dhëna dokumentojnë një epokë të hershme që varion midis viteve 1600 dhe 1800. Dokumenti i dytë, pas lindjes së Ediktit të Joachim Murat 1806, duke filluar nga mesi i vitit 1808 dhe 1809 është depozituar në Arkivin e Shtetit, në statusin e Seksionit Civil.
Nga analiza e dokumenteve të Gjendjes Civile të Arkivave të Shtetit në Cosenza, në Arkivat e Seksionit Civil të Shtetit, gjithashtu gjendet mbiemri Gramsci, edhe me çdo ndryshim të mundshëm, ndonëse ky mbiemër duket se është i pranishëm vetëm në territoret e bashkësive arbëreshe të vendosura në veri të Kalabrisë (bregdetin e Jonit dhe masivin Pollino, dhe në mes, në Spezzano shqiptare), ndërsa (ky mbiemër) mungon plotësisht në zonat në të djathtë dhe në të majtë të lumit Crati. Kjo tregon se, në kohën e shpërndarjes së familjeve në Kalabri, vëmendja e italianeve në përgjithësi dhe e autoriteteve napolitane u drejtuan jo vetëm në ndarjen e familjeve, por sidomos edhe në shpërndarjen e refugjatëve në një territor të gjerë, malor, të paarritshëm (të izoluar) dhe pa një rrjet rrugor.
Vendosja në Calabria erdhi nga një periudhë laike dhe nga shumë kriza: tërmete të tmerrshme që kanë shkatërruar në mënyrë të përsëritur të gjithë territorin, duke shkatërruar fshatrat e zonave të tëra, por edhe nga murtaja dhe kolera, nga malarja endemike e shkaktuar nga moçali i kraterit, por dhe nga luftërat për vazhdimësinë e kurorës në Napoli mes Angevin dhe Aragonese. Të gjitha këto kanë pasë çuar në një rënie të madhe të popullsisë vendase. Në vitet 1400 kjo zonë kishte pamjen e një pylli të egër të mbuluar me bar për shkak të mungesës së gjatë të dorës së njeriut pothuajse në të gjithë shtrirjen e saj, me fshatra te shkatërruar plotësisht dhe të braktisur; ishte një territor i ekspozuar ndaj mbretërimit pa kundërshtarë, shkatërrimit të shumfishtë nga derdhjet sezonale të ujrave të Cratit në detin Jon që nuk ishte venë dorë nga koha e pushtimit romak. Në vend që të garantohej rrjedhja e ujit në detin Jon, ai ishte bërë gjithnjë e më shumë një moçal me ujë të ndenjur nga Cosenza deri në Sybaris.
Ne kete skenar te trishtuar, çfare mundesie me e mire mund te paraqitej per aragonezet që ishin fitues ne betejen e gjate me Angevin fale sherbimeve te sjella nga trupat shqiptare te udhehequra nga gjenerali Demetrio Rera dhe dy djemte e tij dhe, me vone nga vete Gjergj Kastrioti Skenderbeu, se sa te ripopullonin kete territor te gjere?
Mund te japim nje tjeter shqyrtim te ngarkesave historike: e para eshte se Erina Castriota, vajza e Gjonit dhe mbesa e Gjergjit, ishte e martuar me princin Pietro Antonio Sanseverino të Bisignano, zoteria i Kalabrisë Citra dhe e tokave të Crotone. Kjo grua e serte dhe e perqendruar plotesisht mbi interesat e familjes, ne vend që të ishte e përkushtuar dhe e disponuar me më shumë dashuri ndaj popullit të saj, ajo siguroi që berthamat e para shqiptare të zgjerohen me ardhjen e familjeve te reja qe do të garantonin me mirë rregullimin e territorit dhe produktivitetin ekonomik.
Largësinë mes grupeve dhe shpërndarjen e familjeve shqiptare, e dëshironte edhe Ferrante i Aragonës, mbreti i Napolit dhe miku i ngushtë i Skënderbeut, sepse i trembej traditave ushtarake shqiptare, shpirtit të tyre luftarak, guximit dhe vendosmërisë së tyre; frika e bëri atë të mos i besonte shumë nga këta “miq” të cilët në mënyrë të përsëritur i treguan atij bashkëpunimin, por edhe vlera, dhe që, për të shmangur çdo lloj problemi, ai kishte vendosur t’i ndajë grupet homogjene sa më shumë që të ishte e mundur në një zonë gjeografikisht të vështirë, ku çdo gjë mungonte dhe ku çdo fshat mund të ishte plotësisht i izoluar nga komunikimi me të tjerë.
Rreth vitit 1480, pas valës së tretë të refugjatëve shqiptarë nga Epiri dhe Ciameria, disa familje u transferuan në tokat e zonës së Jonit të Sipërm për të marrë në posedim tokat që ishin destinuar nga Sanseverinos. Ishte një vend tmerrësisht i egër, pyje të virgjër dhe të pasur më shumë për lojë dhe panaire, toka të djerra, të papunuara kurrë më parë, ku banonin kryesisht burra. Shqiptarët e zgjodhën me kujdes vendin ku do të ndërtohej fshati i ri: një rrafshnaltë në 1000 metra mbi nivelin e detit, relativisht afër bregdetit Jon, por tashmë në zemër të Masivit Pollino, pothuajse e padukshme për këdo që vinte nga Lindja dhe i paprekshëm nga Perëndimi, por në gjendje që të jepte garanci ekstreme për një popull që po largohej, i lodhur nga rrethime dhe luftëra të pafundme, malësor alpinist për traditat dhe kulturën, popull i aftë për të shndërruar në vetvete natyrën e egër dhe mospërfillëse duke u rimarrë me bujqësi dhe blegtori me bagëti të imta.
Pas disa dekadave izolimi të detyruar, shqiptarët u vendosën në banesa të përkohshme (në masoneri tipike të Kaljive, thurrur me thupra të thata gështenjë ose të ngjashme me vegjetacionin e pranishëm në këtë zonë, të suvatuara vetëm nga brenda dhe nga pjesa e përparme me balte dhe, në raste të rralla, më vonë, të lara e të zbardhura me gëlqere, mbuluar me gjethe dhe me bar të thatë). Gjatë kësaj kohe u mbajt i pandryshuar premtimi së brendëshmi për t’u kthyer sa më shpejt në vendin e tyre, në vendin e Skënderbeut, sapo vendi të çlirohej nga pushtimi otoman (kjo ishte arsyeja pse, “u pranuan” kushtet e këqija të jetës, të gjitha “fluturimet” dhe ato mikpritjet e përafërta në zonat e izoluara të Kalabrisë, pra e quanin të afërt ditën e kthimit dhe të qendrimin të përkohshëm). Dalëngadalë filloi të ndjehej gjithnjë e më shumë dëshira që të adaptohen në vendin e ri, duke e lënë ëndrrën e lashtë të një kthimi të mirëpritur në shtëpi. Me vdekjen e papritur të Skënderbeut, njerëzit e tij u ndjenë se mbetën jetimë dhe të pastrehë. Pasiguria e vendit të origjinës, varfërimi i ngadaltë dhe i pandalshëm i familjeve, të cilat edhe pse u mburrën për pasurinë më të madhe në atdhe, dukej se po u shterronin burimet e vendit për shkak të izolimit shekullor. Të gjitha këto çuan në vendosjen e domosdoshme dhe të paepur të diasporës së re në mbretëri. Migrimi që pasoi nuk ishte si i pari, një migrim i përgjithshëm, por filloi nga pak individë, më pas u duk si një bashkim i vazhdueshëm që nuk njohu ndërprerje dhe mbetet serioz edhe në ditët e sotme.
Tashmë është konfirmuar nga një seri dokumentesh të shkruara arkivore që rrënjët e familjes së Antonio Gramsci gjenden në Plataci. Provat shkresore fillojnë me praktikën voluminoze për kthimin e pensionit nga ana e fisnikërisë së Altomonte, Maria Francesca, e veja e Gennaro Gramsci, që pat lindur në Plataci në 1810 dhe vdiq në Gaeta më 1873.
Statusi Civil në Calabria
Hulumtimi është bazuar në një punë të konsiderueshme paraprake, e cila zgjati rreth dy vjet, kryesisht nëpër Seksione Arkivore të Shtetit, dhe në veçanti në gjendjen e Arkivave të Cosenza – Seksioni i Kalabria Citra, Gjendja Martesore (4). Hulumtimet janë marrë me dokumentet në fjalë për vitet 1808/1820, duke shfletuar regjistrat e lindjes, të martesës dhe të vdekjes së të gjithë 21 komuniteteve italo-shqiptare në krahinë, duke përfshirë fraksionet e tyre përkatëse.
U shfrytëzuan më shumë se 37.000 çertifikata të vdekjes, sepse këto do të mundësonin “një udhëtim” të besueshëm, edhe pse relativ, sepse është kryesisht i kohëve të fundit (vetëm dy shekujt e fundit). Në ‘to u konstatua përhapja e emrit të Gramshit brenda komuniteteve italo-shqiptare në krahinën e Kozencës. Cili ishte rezultati? Në fund të fundit, duhet të verifikohej midis tyre prania e drejtë të mbiemrit Gramshi me të gjitha variantet e caktuara, por edhe të mundshme. Komunitetet që kanë mbiemrin Gramsci (me variante të Gramisci – më të përhapura – dhe të rralla: Gramesci, gram, Gramis,), ishin si vijon:
ACQUAFROMOSA:
Cola Gramisci, së bashku me përfaqësues të tjerë të familjeve shqiptare që u vendosën sipas Konventës së Sancta Maria del Monte, morën koncesionin për ndërtimin e komunitetit të Acquaformosa dhe të doganave qytetare të përcaktuara në vitin 1501. Akti ruhet në Arkivin e Vatikanit, Kodi Vatikani latin 14.386 F. 9 ss.
Më pas nuk ka gjetje të mëtejshme për praninë e Gramsci ose Gramisci në komunitet.
CASTROREGIO:
Këtu ekziston vetëm një rast. Duhet të theksohet se në fshatin e afërt të Farnetas, mbiemri Gramsci mungon plotësisht.
Sipas të dhënave të faktit, shqiptarët e ardhur gjatë shekujve të parë, të diktuar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, por edhe nga rallësia e vendbanimeve në Itali, iu shmangën martesave me “latine”, për të shmangur më tej arsyen për lidhjen me tokën e re në dëm të ëndrrës së një kthimi të menjëhershëm në shtëpi. Duhet të besohet, falë informatave të tjera të shumta, se rasti i vetëm i mbiemrit në këtë komunitet, është, më shumë se çdo gjë tjetër, një nga shumë shkëmbimet martesore midis familjeve të ndryshme shqiptare. (6) Një fakt tjetër është përpilimi i aktit të vdekjes ku, nën titullin “prindërit”, raportohej: “të panjohur”, për të treguar, ndoshta, edhe përkatësinë e tyre jo të drejtpërdrejtë brenda komunitetit.
Anna Gramisci, 38 vjeç, lindur në Castroregio në 1795 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë me datën 12.3.1817)(5)
CIVITA:
Në këtë komunitet prezantohet mbiemri Gramis / Grams, i cili mund të jetë një transkriptim lokal i mbiemrit Gramshi. Por gjithashtu mund të supozohet të jetë një transkriptim i gabuar i mbiemrit Dramis / Dramë (6), mbasi është shumë më i përhapur në të gjithë zonën e shqiptarëve të Pollino.
Margherita Gramis, e viteve 70, e lindur në Civita në 1742 nga prindër të panjohur, vdekur në vitin 1812 (çertifikata e vdekjes është e datës 13.7.1812)
Antonio Gramis, 57 vjeç, lindur në Civita në 1760 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 (çertifikatën e vdekjes e gjejmë të datës 23.11.1817)
Maria Grams, gruaja e Crisostomo Mortato (mbiemri rezulton nga akti i vdekjes së djalit të saj Tomaso i lindur në Civita në vitin 1768 dhe vdekur në vitin 1810 në moshën 42 vjeç – certifikatë vdekjeje e 15.10.1810)
* Shtetas italian, qytetar arbëresh, anëtar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar
Përgatiti: Elidiana Canaj
Comments