Nga Mirela Cela Jorgo
Jo më kot thonë, burri ështē koka dhe gruaja qafa. Këtë Rama e di mirë që një grua nikoqire di të mbaj dhe organizoj një familje
Partia është si një familje . Po kështu edhe shteti.
Rama ka arritur pjekurinë politike duke i mësuar të gjitha marifetet e saj dhe e nuhat mirë kundërshtarin, suportin e ka nga Amerika , di si të dalë nga situata dhe kur vizioni i tij eshte shterpë. Shkurt, ai e njeh mirë veten ku i ka pikat e dobëta dhe ato të forta
Me gratë ne qeverisje ai realizon ato që do sipas dinamikave te ngjarjeve që ndodhin sot
Gruaja te zbut , por gruaja të bën të marrësh dhe malet.
Sa për opozitën besoj ai i ka tredhur nga pak të gjithë sepse i ka joshur me ndonjë tender, leje ndërtimi apo biznes që të mos bēhet agresive.
Ata që do vdesin edhe 4 vjeçar do të jenë militantet e shkretë qē besuan se do të ketë rrotacion
Kjo nuk ndodhi sepse gjithçka mbyllet neper tavolina dhe perceptimi i viteve 90 per ndryshim pushtetesh tashme ka ndryshuar kanalin kullues
Elektorati gri do të shtohet dhe rrugezgjidhjen e sheh tek largimi jashte vendit
Nëper rrjete sociale do të bëhet sikur do bëhet opozitë, shoqëria civile do të bēj sikur proteston, ojf të do të vazhdojne të ushqehen me grante për projekte kundër korrupsionit, barazisë gjinore, terrorizmit e pallavra të tjera, ca portale do tē merren me MEME te opozitës dhe qeverise , e pastaj do të vazhdoj debati me pandeminē dhe vaksinat, jo po afganët, jo po Open Balkan, dhe keshtu do vazhdojme deri ne 2030
Kush mendon te kunderten le te shprehet se kete liri e ka lene dhe per ca kohe
Comments