top of page
Search

Greqia mbështet ambiciet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në BE

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë skeptik në lidhje me shpresat e të dy vendeve për t'u bashkuar në bllokun e BE-së. Marrëdhëniet e akullta mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë duket se janë shkrirë në momentin që Maqedonia pranoi të shtonte emërtimin 'Veriore' emrit të saj.

Greqia tha fjalë inkurajuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të enjten e kësaj jave. Kjo vjen pasi përpjekjet e dy vendeve për të hapur bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë të tensionuara dhe irrituara.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis tha se "pavarësisht rezervave", "BE" po i mban hapur dyert e saj ".



Mitsotakis tha se Greqia dëshiron që të dy fqinjët e saj të jenë në BE dhe tha se përpjekjet e tyre do të realizohen "në një moment".

Ende duke shpresuar për një kthesë.

Muajin e kaluar Presidenti Francez Emmanuel Macron drejtoi një grup me një numër të vogël të liderëve të BE-së, cilët bllokuan bisedimet e pranimit për vend kandidat.

"Ne jemi të zhgënjyer", tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pas takimit me Mitsotakis në një forum ekonomik në Selanik në Greqinë veriore.

Zaev tha se kishte marrë "inkurajim të madh" nga homologu i tij grek duke shtuar se "nuk ka alternativë për ne", duke iu referuar aspiratave të Maqedonisë së Veriut në BE.

Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria janë vende kandidate të BE.

Sidoqoftë, edhe kur të fillojnë bisedimet e pranimit, prapë mund të duhen disa vite përpara se të bashkohen zyrtarisht në bllok.

Bisedimet me shtetin anëtar të anëtarësuar së fundmi në BE, Kroaci, zgjatën plot tetë vjet.

Comments


bottom of page