top of page
Search

Grida Duma: Të rinjtë zhjidhja për të shpëtuar këtë vend

Politikanja Grida Duma mbetet e fokusuar tek roli i rinisë për shpëtimin e vendit. Duket se ky vizion gëzon mbështetje të gjerë në radhët e rinisë. Ky rol i saj i moderuar në politikën shqiptare duket se është vërtetë një risi dhe jo sa për tu dukur. Kohë e fundit ajo ka ngritur shumë probleme të shoqërisë sonë,si rasti i mungesës së garës. Tashmë teza e re u hodh në tryezën politike : shpëtimi na vjen nga rinia


Grida Duma ka realizuar sot një takim me të rinjtë e LRI,


Grida Duma në një postim të saj ajo shprehet :

Kënaqësi të ndaja me të rinjtë e LRI diskutime mbi misionin e të rinjve në politikë!

Shqipëria po thërret fort nevojën për të rinjtë që nuk dorëzohen e përpiqen, kudo ku janë; ata që nuk dorëzohen ja dalin edhe në kushtet më të pafavorshme.

Të rinjtë e LRI shfaqnin entuziazëm real që Monika Kryemadhi ndante me ta ditë pas dite eksperiencën e saj, një model i nevojshëm udhëheqësie. Ndjehej vlerësimi i veçantë për të jo vetëm si kryetarja e parë grua por mbi të gjitha që arritja e saj i ka rrënjët në kontributin e hershëm e që në fillesë në forumet rinore.


Ndava me ta besimin që tashmë vetëm të rinjtë dhe bashkëpunimi në grup i tyre, kudo në çdo organizatë politike, do të jetë zgiidhja për të shpëtuar Shqipërinë nga depresioni social!

Çdo i ri duhet te kultivojë ambicien dhe të jetë gati, Shqipëria po i pret!

Comentários


bottom of page