top of page
Search

Gruaja dhunohet ne qendër: Ngjarja në semafor që tregon shoqërinë e dekompozuar


Nga Bukra Hysenukaj Kastrati

Vajza ime sa hyri në derë, filloi të më tregojë e tmerruar për ç'kishte parë pasdite në qendër të Tiranës, pranë Bankës së Shqipërisë.

Një mashkull, rreth të 50-ave, dhunonte një grua, duke e tërhequr për flokësh e qëlluar me grushta e shqelma. Ç'është akoma më dramatike, me gruan ishte dhe një i mitur diku te 10 vjeç, i cili po ashtu u qëllua nga i rrituri, pasi u përpoq të mbronte gruan, që me shumë gjasa ishte e ëma.

Vajza ime ndodhej vetëm pak metër larg vendngjarjes dhe kishte parë teksa dhunuesi e kishte kapur nga flokët dhe i përplaste kokën në shtyllën e semaforit.

U shokova nga ç'më tregoi dhe m'u dhims ime bijë që i ish dashur ta përjetojë atë moment, që pa dyshim do i mbetet gjatë në kujtesë.


Akoma më keq u bëra, pasi e pyeta nëse ndërhyri dikush për t'i mbrojtur gruan dhe fëminë dhe më tha: Askush. I vetmi reagim kishte qenë i disa shoferëve që u binin borive të makinave teksa kalonin dhe e shanin dhunuesin, në një kohë që të gjithë jemi dëshmitarë për frekuentimin e kësaj zone 24 orë/24. Që s'ka më burra, kjo po shihet çdo ditë. Shoqërisë tonë i ka vdekur nervi.

Ne jemi krimbur e kalbur si shoqëri. Jemi dekompozuar si ai trupi i vrarë me kohë por që ka mbet ende mbi dhe. Është vërtetë civilizim të mos ndërhysh në punët e të tjerëve, por jo në një rast të tillë.


Comments


bottom of page