Nga Bukra Hysenukaj Kastrati
Propozoj që kur afganët t'i marrë malli për vendin e tyre, t'i çojmë të shohin se si në mes të Kabulit shqiptar, digjen objektet e trashëgimisë kulturore për t'u zëvendësuar me kullat e pushtetit taleban.
T'i çojmë të shohin Urgjencën e QSUT-së.
Do nxjerrin mallin kur të shohin se si një gjysëm mjeku shërben për rreth 60 urgjenca të llojeve të ndryshme në natë, e se si plasë lufta mes familjarëve të të sëmurëve që nuk marrin shërbimin e duhur, me policinë që thirret për të ruajtur rendin.
I çojmë t'i shohin radhët për konsulta mjekësore, po në QSUT, ku qëndrohet me orë të tëra në temp 40°, duke zbatuar sistemin e referimit që aplikon Rilindja.
Do t'i çojmë të shohin gropat gjigande që hapen në rrugët e sapo shtruara në Kryeqytet, bash sikur t'i kishin bombarduar.
T'u përkthejmë një edicion të vetëm lajmesh, ku bilanci ditor i vrasjeve/plagosjeve/aksidenteve është i njëjtë me treguesin e bilancit të luftimeve në Afganistan.... etj etj.... sa e pasur do ishte guida për t'i bërë afganët të mos u mungojë asgjë nga vendi i tyre...
Comments