top of page
Search

Guri i Sizifit / Gladiola Jorbus


Poetja e njohur Gladiola Jorbus po na dhuron disa poezi magjike për të na dhënë më shumë energji pozitive. Arti i saj është hapësinor, yjor dhe shtrihet që nga periudha e Mitologjisë e deri në gjithë kohët.

Faleminderit poete e talentuar për dhuratën e bukur!

Miremengjes.net të falenderon përzemërsisht.


Guri i Sizifit Si guri i Sizifit, rrokullisem çdo natë Duke të ndjekur në ëndrra. Në gjuhën e zemrës të flas, zhytur në hone dëshirash. Zgjatem… Hënën të prek. Të të dhuroj një yll. Por ti, Tashmë je larg. Dhe unë, zemrën e mbyll. Krusmë fjalësh

Nga pusi i heshtjes, krusma e fjalëve gëloi. Nën grackën e kruspulluar, magjinë e çastit humbëm. Për t’u zgjuar Në sytë e dikujt tjetër. Pangopësisht

Në botën e qytetëruar zbehet dashuria. Veniten letrat, takimet në gjysmerrësirë. Nuk ka më prekje duarsh As heshtje që të shenjojnë Çmendurisht. Në kozmosin modern, Nuk ka dimensione ndjesish. Veç konsum dhe lakmi. Të bukurën për të zhbërë pangopësisht. Shpirtblinduar

Të kërkova si të ishe, E fundmja pikëz uji në shkretëtirë. Ti, më i padepërtueshëm se një mur mbrojtës. Shpirtblinduar, Si një derë hermetike. Në krahët e tu, desha të prehem, Të lëshohem, të qaj. Më shih në sy dhe më thuaj Se dashuria s’ është tjetër, Veçse një psherëtimë e pafat. Nëma

E nëma të më kujtonte Çdo ditë të jetës Dhe pranë të mos më kishte. Të më ndjente Si bulat e voçkla të ujit mbi krye. Si ftohtësira që të ther. Si i nxehti që të përvëlon. E nëma të më kujtonte Në përqafime të tjera. Në hapat që trokasin Pas tokës që ndizet. Në çdo përshëndetje, Në çdo buzëqeshje që shkëmben. U deshëm… gjatë, shkurt, nga pranë, nga larg. Herë e desha shumë, Të tjera herë, më pak… Në e zuri nëma. Këtë nuk e di. Por askush s’më desh, më shumë se ai.

Gladiola Jorbus

Comments


bottom of page