top of page
Search

Gëzuar Ditëlindjen, Pajtim!

Një 1-Dhjetor, dita zbardhi e fortë si asnjëherë,

Përballë me Korfuzin në Kaonpol,

Ti babi linde për të qenë përherë

Për Letërsinë dhe botën e ideve një simbol.


Vitet kalojnë dhe unë lexoj krijmtarinë

Që ti më kujdes e me ngasje krijon

Sesi Zoti e krijoi gjithësinë e njerinë

Dhe perlat e arta që ti na dhuron.


Unë vrapoj i shkujdesur në jetën ngjyra-ngjyra

Ti përherë me vargje na kujton:

Se jeta është lojë me pasqyra

Dhe në fund të lojës gjithçka sërish fillon.


Me erën e Likojanit dhe flladin jonian

Të uroj baba: Mijëra vite jetofsh!

Në Tokë dhe në qiej me ëngjëjt sopran,

Ti të gjitha vitet në Tokë e parajsë i gëzofsh!

Comments


bottom of page