top of page
Search

Hagia Sofia, Kishë, Xhami apo Muze?

Nga viti 537 deri në 1453 , Shen Sofia (fjalë për fjalë do të thotë dituria e Zotit) ishte nën kontrollin e sekteve të ndryshme të krishtera. Pas pushtimit të Kostandinopojës në 1453, Sulltan Mehmeti II vendosi ta shndërronte atë në një xhami.

Ai hoqi statujat e Jezuit, Marisë dhe ikonave të tjera, dhe Mozaikët që përshkruanin simbole të ndryshme të krishtera u suvatuan.

Eshtë e rëndësishme të theksohet më parë se Perandori i Krishterë Leo III rreth 726 Pas Krushtit. kishte hequr të gjithë Mozaikët e Krishterë në Kishen e Shen Sofise.

Më 1931, Kemal Ataturk e shndërroi atë në një muze të objekteve të krishtera dhe myslimane.

Në korrik të vitit 2020, një gjykatë turke vendosi të rivendoste statusin e saj si një xhami duke deklaruar se shndërrimi i Xhamisë Hagia Sophia në një muze ishte i paligjshëm pasi shkelte vullnetin e trashëgimisë së tij, Sulltan Mehmet II.


Hagia Sophia është një pjesë e pasurisë së tij të cilën ai e shndërroi në një xhami pasi ai pushtoi Kostandinopojën në 1453.

Të krishterët e të gjitha sekteve që luftuan me shekuj për posedimin e këtij monumenti historik fetar dhe sekularistët e dënuan këtë.

Turqit janë të ndarë për këtë çështje. Një shumicë duan që ajo të rikthehet si xhami ndërsa një pakicë dëshiron që ajo të ruajë statusin e saj muze.

Komuniteti musliman, në të gjithë botën, është gjithashtu i ndarë. Një grup myslimanë mbështesin vendimin e gjykatës turke. Disa grupe e dënojnë atë. Një grup tjetër e quan atë një veprim të gabuar dhe thotë se do të dëmtonte muslimanët.
















Ngjarjet historike të Kishes se Shen Sofise:


360 - Përurimi i Shen Sofisë, nën sundimin e Kostandinit II.

404 - Catia origjinale u shkatërrua nga një zjarr.

415 - Rivndertohet dhe rikthehet ne pune nga Theodosius II.

532 - U dogj edhe një herë në trazirat e Nika që filluan në Hipodromin e Kostandinopojës. Kisha u shkatërrua tërësisht përkrah të tjerave. Pas vetëm 93 ditësh, filloi ndërtimi i Kishes Sofjia

537 - Rindërtimi përfundoi me dekorimet dhe zbukurimet te shumta

553 - Një tërmet tronditi Shen Sophia, duke dobësuar kurorën e harkut Lindor.

558 - Një tjetër tërmet e goditi, duke shkaktuar një ndarje midis dy gjysmave. Disa muaj më pas, kubeja qendrore u shemb së bashku me gjysmë-kubene lindore. Ajo shkatërroi ambo, ciborium dhe Tabelën e Shenjtë.

562 - Rindërtimi përfundoi.

726 - Shen Sophia u zhvesh nga ilustrimet fetare dhe veprave skulpturore, cka perkon me heqjen e nderimit të ikonave (ikonoklazëm).

842 - Këshilli i Dytë i Nikeas filloi rivendosjen e Hagia Sophia dhe rivendosi ikonat.

859 - Një zjarr i madh dëmtoi Shen Sofine.

869 - Një tërmet bëri që të shembet një gjysmë e kubese.

989 - Një tjetër tërmet masiv shkaktoi shembjen e kubeve perëndimore.

994 - Shen Sophia u rihap pasi u bë rindërtimi.

1204 - Shen Sophia u bë një Katedrale Katolike Romake.

1261 - Shen Sofia u shndërrua përsëri në një Kishë Ortodokse Lindore.

1344 - Një tërmet shkaktoi dëme të mëdha.

1346 - Pjesë të ndryshme të ndërtesës u rrënuan, dhe kisha u mbyll.

1354 - Shen Sophia u rihap pas ndërtimit.

1453 - Pas rënies së Kostandinopojës, Sulltan Muhamed urdhëroi shndërrimin e Hagia Sophia në një xhami. Disa thonë se ai e bleu ndërtesën.

1573 - Fasada e jashtme u ndryshua dhe u ndryshua për të ndjekur pamjen e zakonshme të xhamisë.

1717 - Filluan rinovimet nga brenda.

1734 - Shen Sophia shtoi ne ambjentet e saj një bibliotekë dhe një Shkollë per mesime Kuranore.

1847 - Struktura iu nënshtrua një restaurimi tjetër.

1849 - Rihapja e xhamisë.

1919 - Shërbimi Hyjnor në Shen Sophia, pas Shpëtimit në 1453, filloi dhe përfundoi nga një prift ushtarak Grek.

1935 - Ndërtesa u shndërrua në një muze me urdhër të Presidentit të parë të Turqisë Ataturk.

2020 - Vendimi i vitit 1935 për shndërrimin e Shen Sophia në një muze; Presidenti turk nënshkruan një dekret që e shndërron atë në një xhami funksionale.

Comments


bottom of page