top of page
Search

HAPAT E USHQYERJES SË SHËNDETSHME / Dr.Anila Kalleshi

Problemi i kequshqyerjes është nga më madhorët në shoqërinë tonë, por edhe në mbarë botën. Kequshqyrja është faktori kryesor në shfaqjen e shumë sëmundjeve serioze.

Dietologia e famshme. Dr. Anila Kalleshi na tregon në këtë artikull hapat që duhet të ndjekim për të arritur në një ushqyerje të shëndetshme.

Ajo po bën një revolucion të vërtetë në shoqërinë shqiptare që nga mënyra e të menduarit rreth ushqimit dhe kujdesit ndaj shëndetit dhe theksimin fort të lidhjes së shëndetit me mënyrën e ushqyerjes.


Kontributi i Dr. Anilës është shumë i madh në përmirësimin e shëndetit të popullsisë në Shqipëri dhe më gjerë në gjithë viset shqiptare. Ajo është një nga femrat e suksesshme në Europë dhe në USA. Ajo ka marrë edhe çmime ndërkombëtare.

Më poshtë jepen hapat që duhet të ndjekim. - Konsumo një dietë ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë kryesisht bimore se sa shtazore. - Konsumo bukë, drithëra, oriz, ose patate disa herë në ditë. - Konsumo varietete zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gr në ditë), mundësisht të freskëta dhe të prodhuara lokalisht. - Përdor qumësht dhe nënproduktet e tij (qumësht të prerë, salcë kosi, kos dhe djathë) që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripe. - Zgjidh ushqime që janë me përmbajtje të pakët sheqeri dhe konsumo sheqer të përpunuar dhe me kursim, duke limituar frekuencën e pijeve me sheqer dhe embëlsirave. - Zgjidh një dietë me sasi të pakët kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara e të përpunuara. (Jodizimi i kripes duhet të jetë universal, ajte ku deficienca jodike është endemike) - Mbaj peshën trupore në limitet e rekomanduara (BMI te 20-252), duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë. - Mbaj nën kontroll konsumin e yndyrnave (jo me shumë se 30% të energjisë ditore) dhe zëvendëso yndyrnat më të saturuara me vajrat vegjetale të pasaturuara ose margarina të lehta. - Zëvendëso mishin me dhjamë dhe prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thierrza, peshk, pulë ose mish pa dhjamë. - Nëse konsumoni alkool, konsumi limit duhet të jetë jo më shumë se 2 pije (secila të përmbajë 10 gr alkool) në ditë. - Përgatitni ushqimin në mënyrë të sigurt dhe higjienikisht pastër. Zieni, piqni apo gatuani me avuj ose mikrovalë për të pakësuar sasinë e yndyrnave shtesë. - Promovoni ushqyerjen ekskluzive me gji dhe futjen e ushqimeve shtesë të sigurta në moshën rreth 6 muajsh, por jo më parë se 4 muajsh, ndërkohë që ushqyerja me gji të vazhdojë gjate vitit të parë të jetës.

Comments


bottom of page