Në një postim, Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj shkruan se ky vendim është një moment kthese në ëndrrën europiane.
“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri”!, shkruan ministri, në reagimin e tij ndaj hapjes së negociatave.
“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruan ai.
Comments