Pas 50 vitesh në punë e per hëre të parë që nga venia në funksion, në vitin 1971, në Hec-in e Vaut të Dejës po kryhet rinovimi teknologjik i kuzhinetave mbështetëse në të 5 Agregatët.
Hidrocentrali i Vaut të Dejës është një nga veprat më të rëndësishme të sistemit elktroenergjetik shqiptar i treti në kaskadën e Lumit Drin, me fuqi te instaluar 250 MW.
Qeveria Shqiptare dhe KESH në zbatim të strategjisë për zhvillimin e sektorit elektroenergjetik po investojnë në rehabilitimin e veprave të mëdha në Kaskadën e lumit Drin.
Ky projekt perfshin rinovimin teknologjik të plotë të komponenteve të Agregateve si dhe instalimin e një sistemi të ri modern.
Me këtë projekt rritet eficiencën e prodhimit të energjisë elektrike si dhe përmirësohen parametrat e operimit dhe të sigurisë në Agregatet.
Vlera e kontratës është rreth 9 milion Euro, të cilat finacohen nga fondet e Qeverisë Shqiptare dhe KESH.
Comentários