top of page
Search

“Hello I need help…..” nga Ing.Agustin Shqipe

“Alo kam nevoje per ndihme…..” eshte kjo thirrja qe vjen ne sallen opeative per emergjence nga nje shtetas i huaj i cili gjate qendrimit te Shqiperi ne keto dite Gushti i ka ndodhur nje problem duke shetitur me automjet ne nje nga rruget tona. Pas pyetjes se operatorit te gatshem se ku ndodhet per te nisur ne menyre urgjente ambulancen, cuditshem vjen pergjigja e turistit, “I don’t know……”

Edhe pse vjen nga nje shtet Europian me territor shume here me te madh se Shqiperia edhe me shume me shume kilometra rruge ne vendin e tij, edhe me nje kulture ne sinjalistiken rrugore qe nuk i mungon, papritur e gjeti veten te humbur ne vendin tone te vogel.

“Isha nisur per ne bregdet, mora rrugen nga Tirana per ne jug kam bere rreth 1 ore udhetim me makine por nuk di te them se ku ndodhem pasi ne rrugen ku jam une mungon tabela qe te me thote se ne cilen rruge ndodhem apo ne cilin kilometer te asaj rruge jam, ju lutem me ndihmoni…..” edhe vijon me shpjegimet e tij ne anglisht turisti i cili ka nevoje shume urgjente qe ambulanca ti mberrije sa me shpejt ne vendngjarje se prej saj varet jeta edhe shendeti i te afermit me te cilin po udheton.

Ajo te cilen turisti nuk di eshte fakti se jo vetem ne rrugen ku ai ndodhet, por ne thuajse te gjitha rruget e Shqiperise mungojne tabelat treguese te emrit te rruges edhe te kilometrit apo njeqind-metershit ku ndodhesh, i cili eshte i detyrueshem te vendoset cdo 100 metra pergjate te gjithe gjatesise se rruges.

Ajo te cilen turisti nuk di eshte se ne Shqiptaret jemi mesuar te tregojme vendndodhjen ne qendra te banuara apo edhe ne rruge duke u orientuar me ndonje objekt te rendesishem prane nesh (jam ne kafe prane sky towerit, ne bulevard prane kullave binjake…etj) apo ne rruge (sapo Dola nga Durresi tek plepat pa shkuar tek shkembi i kavajes, ne Lushnje tek klubi i shoferave…etj), me vjen keq turist i dashur ne qofte se nuk e di ku ndodhet klubi i shoferave do te thote se eshte me mire te mos vish ne kete vend se duke kaluar aty nese ke ndonje problem ne rruge, Policia, Ambulanca, Zjarrfiksja nuk mund te te vijne te japin ndihmen e pare sepse nuk e di si tu thuash se ku ndodhesh.

Ky eshte nje realitet i hidhur ne te cilin perballen shtetas te huaj por edhe Shqiptare cdo dite qe levizin neper rruget e vendit tone, ku per nje gje shume minimale sic jane tabelat qe tregojne kilometrat e pershkruara ne rrugen ku ndodhemi, mund te shkaktoje humbje te njerezve tane te dashur prej voneses se mberritjes ne destinacion te mjeteve te ndihmes se shpejte, edhe pse Autostradat edhe rruget tona I paguajme me cmim si ne Zvicer, cilesia e tyre nuk eshte as si ato ne Afganistan, edhe pse me te madhe trumbetohet se ne paguajme 10 apo 20 milion euro kilometrin e rruges per autostrade te cilesise “A” (pra ndonjehere edhe me shtrenjte se ne Europe) perseri ato nuk e kane standartet minimale per tu quajtur te tilla.

Edhe autostrades me te re qe eshte hapur ajo nga Tirana ne Elbasan apo unazes se madhe te Tiranes nga TEG deri tek mbikalimi i rruges se kavajes mungojne keto tabela, pa llogaritur rruget interubane apo te niveleve me te uleta qe as nuk na shkon ndermend se mund te jene.

Shpresoj shume qe pjesa tjeter e unazes qe duhet te filloje se shpejti e cila kushton jo pak por 40 milion te kete te pakten kete standard, si edhe qe ky shkrim ti shkoje si informacion Autoritetit Rrugor Shqiptar si Enti Pronar i Rrugeve ne Shqiperi apo ndonje instance me te larte ne vendin tone qe te nisin ndonje fushate me pajisjen e rrugeve tona me keto lloj tabelash, pasi edhe kosto e tyre eshte shume e paperfillshme.

Shpresoj qe te kene ne mend se me pergjegjesite qe kane, mund te shpetojne ose jo jeten e personave qe mund te aksidentohen ne rruget e vendit tone.

Shpresoj qe ne nje te ardhme te afert ti leme nje here e mire zakonet e vjetra, boll me me adresa ne afersi te nje plepi apo te ndonje rrapi, boll me me takime (prane ndonje pallati apo ndertuesi te famshem, ku jane parkuar 2 makina, apo me keq akoma sic mund te thote ende dikush “un jam ketu ku po kalon nje makine e kuqe tani” ne nje kohe qe jeni me dhjetra kilometra distance me njeri tjetrin…….) te behemi nje here e mire Europian para se te hyjme ne BE, edhe Europian behesh duke zbatuar rregullaore qe vete ne i kemi te aprovuar. Kodi rrugor ka rregulla edhe ligje shume te mira mjafton vetem qe dikush ti lexoje edhe me tej ti zbatoje ato.

Comments


bottom of page