Nga Dashamir Malo
Hija e vetes Romani i radhës i shkrimtarit Pajtim Çaushi
Këto ditë doli në qarkullim romani Hija e vetes me autor Pajtim Çaushi. Pas disa veprave letrare me poezi, novela, romane dhe esse, ky roman është i nëntëmbëdhjeti botuar nga ky autor. Nëpërmjet empatisë (vënia e vetes në vendin e tjetrit), autori "duke u futur në lëkurën" e personazhit kryesor, Deas, e bën tepër tërheqese gjithë fabulën e romanit.
Rrëfimi i Deas qysh nga lindja e deri në adoleshencë të mban mberthyer dhe ngjall kërshërinë faqe pas faqe. Ndërsa miku im Pajtim Çaushi, njëkohësisht edhe Kryetari i Shoqatës së Krijuesve Jonianë, më dhuroi librin, e urova paraprakisht dhe i thashë se për këtë roman duhet të mblidhemi, të bëjmë promovim.
Ai me atë modestinë e tij që e karakterizon përherë ma ktheu.
"Rëndësi ka të shkruajmë gjëra të mira, pa promovimet presin."
I tillë është Pajtim Çaushi, ekstremisht i thjeshtë dhe modest kur bëhet fjalë për veprën letrare të tij dhe maksimalisht i preokupuar dhe dashamirës kur bëhet fjalë për promovimet e librave të autorëve të Klubit të Krijuesve Jonianë dhe jo vetëm.
Urimet më të mira për Hijen e vetes, i dashur mik Pajtim!
Comments