Nga Agron MEMA
Këshilltari i këshillit bashkiak të Sarandës , Gjergj Imeraj, fal pagën tre mujore të këshilltarit për familjet në nevojë.
Kjo është deklaruar publikisht paraditen e sotme në faqen zyrtare elektronike të vet këshilltarit. Dhe neve vendosëm t’a publikojmë më gjerë, pasi kjo është një përvojë, një model dhe si e tillë duhet përgjithësuar.
Koha e Pandemisë COVID-19 ka shpalosur edhe vlerat humanitare të popullit tonë, ndonëse këto vlera kohët e fundit kanë qenë disi të fjetura, por kanë filluar të zgjohen e të gëlojnë në tokën shqiptare të shpirtit shqiptar. Përtej asaj reklame me drita verbuese e zhurmë trullosëse që ka përfshirë sitët e kësaj Pandemie që fotografojnë gjithshka për t’u dukur e mburrur, ky veprim është akt human, vlerë nujerëzore që vlen publikim.
Ka pasur edhe raste të tjera të investimeve qoftë financiare , qoftë ushqimore apo në vlera të tjera materiale si nga individë dhe institucione, por qëndrojnë në heshtje të kornizve të modestisë. Por kjo në vetvete sjell edhe dëm, sepse mospublikimi i kontributit individual nuk prek thelbin e çështjes, madje e shmang tërësisht çështjen dhe sensibilizimi publik humbet në skuta të errëta dhe ngre krye rebelimi duke thyer apo mos qenë korrekt me rregullat dhe masat e mara nga Qeveria dhe institucionet shëndetësore.
Injorimi i vuajtjes sociale mund të jetë gjëja më e poshtër, sidomos nga ata që i ka favorizuar fati dhe atyre që janë ngritur në shkallën shoqërore nëpërmjet punës së tyre rutinë, apo edhe i atyre njerzve që hiqen bamirës po këtë e realizojnë ose vetëm me llafe, ose me fondet publike duke e reklamuar si “dashamirësi “ për njerëzit. Sigurisht njerëz të tillë gabojnë më shumë nga sa mund t’ua marrë mendja, ngaqë u mungon të kuptuarit instiktiv, ndaj kontributi i avokatit dhe këshilltarit Gjergj Imeraj vjen si një produkt i një ndërgjeieje humane dhe vlere intelektuale e cila bën edhe një përballje me ata që me “ndërgjegjien sociale” me të cilën mburrin veten pa sjellur asnjë rezultat në jetën publike.
Veprimi i avokat Gjergj Imeraj nuk është veprim për të shpërndarë favoret, por bëhet fjalë tërësisht për çështje humane. Pas veprimit të deputetve, megjithse me orientim qeveritar ajo bart në vetvete ndjenjën dhe kontributin human individual, për faljen e gjysmës së pagës, u bë thirrje edhe administratës për një veprim të tillë, por deri tani kalohet në heshtje.
Është veprimi i parë ky nga këshilltari Gjergj Imeraj, nëse nisemi nga ana financiare ta etikotojmë të tillë , se para dy ditësh , po ky këshilltar i shoqëruar edhe me një grup kshilltarësh dhuruan gjak në spitalin e Sarandës dhe kjo për arsyen e lartpërmendur dhe me moton të jetojë pranë njerëzve të varfër, tek ata që janë gati të kryejën çdo lloj pune, mjafton të fitojnë bukën e gojës me ndershmëri. Veprimi i avokatit është një veprim që i detyron edhe të tjerët të shkundin pluhurin e indiferencës nga supet e ndërgjegjies, të çlirohen nga paragjykimet paralizuese të shoqërisë dhe të hapin derën e humanizmit në mjediset e traditës shqiptareSituata në të cilën kalojmë është e thjeshtë dhe e qartë në të kuptuarit thelbësor të saj.
Arsyeja e kësaj është se mungesat me të cilat duhet të përballet punëtori i papunë duhet të kompesohen nga ana financiare e cila jep edhe kompesim psikologjik dhe kjo më kryesorja se dhimbja e stomakut nga uria. Një kompesim nga ana e mirazhit të vazhdueshëm mendor, në të cilën ai e përfytyron veten sikur ha edhe njëherë mirë dhe në këtë fatkeqësi nuk është vetëm, por ka mbi supe dorën e ngrohtë të shoqërisë së shëndoshë. Dhe kjo ëndërr zhvillohet në një dëshirë, e cila shndërrohet pastaj në një impuls mirënjohjeje kur sigurohet përsëri puna dhe roga.
Por ka edhe rezikun e një impulsi patologjik që largon çdo vetpërmbajtje, mësohen keq dhe disa kthehen në parazitë, pasi kur fillon puna dhe paga harrojnë të rregullojnë shpenzimet e fitimeve të tyre, por i harrxhon ato deri në fund pa menduar për të nesërmen dhe mbeten dyerve të njerëzve apo bashkisë. Nejse kjo nuk duhet marrë si aksiomë filozofike udhërrëfyese në situatën e sotme, po ndodhin dhe janë mes nesh.
Veprimi i avokatit dhe këshilltarit Gjergj Imeraj merr vlerën e një gjurme mbresëlënëse tek qytetarët e Sarandës dhe më tej dhe shpërblimi qytetar është falenderimi , mirënjohja e shoqëruar me buzëqeshjen e tyre.
Sarandë; 09-04-2020
Commentaires