Nga Agron MEMA
Më në fund u hapën lokale dhe restorante.
Katër shokë vendosën të hanë nga një gjellë të ngrohtë, por dhe të freskët si dita e parë që hapej pas dy muajsh pushim. Shkuan.
Pronari i uli dy nga dy në tavolinë dhe dy metra larg njëri-tjetrit. Panë njëri-tjetrin në sy.
Nuk ke ç’bën, është ligji apo egërsia përzier me frikë e pushtetit?! Sa keq që iku nga përdorimi dhe MORSI. Ose të shkojnë të mësojnë alfabetin komunikues të shurdhë-memecve, se në këtë distancë nuk flasin dot, duhet të bërtasësh të tundësh dynjanë.
Nejse filluan të hanë. Pa fjalë.
Erdhën dhe task-forca e ngritur me këtë rast nga Prefektura. Në rregull, po lanë ca detyra me shkrim të mos i harronte pronari. Ikën ata.
Dhe këta mbaruan.
Gjellëtorja mbahej për guzhinë klasi me pesë yje, po në fakt ishte pa asnjë, njësoj si kapelja e policisë së shtetit në 1992 kur u hoq ylli dhe u deshën muaj të vihej shkaba, disa muaj kapele pa yll e pa shkabë. U ngrit njëri dhe vate të paguante. Dëgjoi pagesën dhe mblodhi buzët sikur hëngri limon. Pështymën e kapërdiu.
I thotë pronarit: Për çmimin nuk them gjë se e ke në dorë, po për cilësinë të them të vërtetën, haja më mirë në burg kur isha në vitin 1990-ën.
SARANDË, 19 MAJ 2020
Commentaires