top of page
Search

HËNA QESHI, TOKA QESHI

O Kardhiqi me përrenj e gurë,

ishe foshnjë do të bëjmë burrë,

udhë në mal porsi oshkurë!...


Por del zëri tel më tel:

- Të pezullohet ai tunel!

Nga Kardhiqi tek Delvina

tunelit iu mbyll vrima!


Vrap turma buzët tek fyelli,

hënën shajnë pse verbon dielli:


- T'u shoftë drita mori hanë, 

si s'na çove qoftë një fjalë,

në Tatzat të gjithë me dalē,

të hynim të tanë në varr?


Hëna Tokës i shkel synë:

- Ç'keni mor me varr mavrinë?

Pyetni:

- Kush fitoi, kush u votua,

pse tuneli u pezullua?


Turma s'e ngre fare valën:

- Qeveria na dha fjalën, 

poshtë e lart e tundi ngjalën!


Hëna qeshi, Toka qeshi:

- Kur s'fitoi firma që deshi,

vet qeveria ua ngjeshi!


Turma mori një iso vaji:

- E...o, i opozitës eshtë faji!

Comments


bottom of page