top of page
Search

‘’I CAN’T BREATH’’

Poezi Nga Zade Kuqi

 

‘’I CAN’T BREATH’’

Mbi pasqyrën e xhamava botën shkundi dielli,

për të ngrënë kam pak, për të treguar - dhe më pak.

Veç një fije zëri mbështjell me lëkurë leopardi të zi,

si këngë në mbytje,

si këngë në vdekje,

si këngë në zgjim,

‘’I can’t breath’’!


Shpatullat e autostradave mbi shpina lumenjsh po djersijnë

e shekulli XXI nën këmishën e ngrohtë të natës

po dridhet në sa tallaze

‘’I can’t breath’’ është varg i thyer

në miliona copa, në mijëra vjet.


Majakovsi, s’ka kohë t’i numërojë dashunitë,

revolën hodhi në lumin Yausa,

me fluturimin e parë, pas pandemisë, do të niset

të marrë pjesë në kortezhin tënd.

Biletën ia paska paguar një farë Roman Abramovich.

mbi trikon e bardhë paska shkru një parollë:

“Në botë paska kaq shumë terr,

në botë paska kaq pak dritë!”

I ri vjen Majakovski n’kortezhin tënd, i ri dhe bardhosh.


Në shkallët e Teatrit të Prishtinës askush s’vuri lule,

as ndezi një kandil.

Këtu sheshet janë të vogla, për një varg si yti:

‘’I can’t breath’’,‘’I can’t breath’’!


Comments


bottom of page