top of page
Search

Ide të thjeshta që ndihmojnë në rutinën e mëngjesit…

1. Pini ujë sapo të zgjoheni. Mbani një shishe me ujë pranë shtratit tuaj dhe pijeni para se të coheni nga krevati. Të gjithë janë të dehidratuar kur zgjohen; uji esëll do t'ju japë energji dhe do të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.


2. Mos rrini në shtrat duke kontrolluar emailin tuaj, mediat sociale apo lajmet e mëngjesit. Askush nuk pret një përgjigje nga ju para orarit të punës, përveç në një emergjencë e vërtetë.


3. Zgjidheni veshjen tuaj një natë më parë. Zgjedhja e rrobave një natë më parë është një mënyrë e thjeshtë që ndihmon në rutinën tuaj të mëngjesit. Pergatitni gjithçka që keni ndërmend të vishni, nga ndërresat deri tek aksesorët dhe veshjet e sipërme.


4. Përgatitni ushqimet tuaja paraprakisht. Bërja e drekës tuaj një natë më parë për të marrë në punë ditën tjetër, mund të jetë një kursim kohe në mëngjes, por parapërgatitja e mëngjesit tuaj është edhe më mirë.


5. Përdorni kafe të shpejtë. Merrni një aparat kafeje me kohëmatës dhe vendoseni në mbrëmje përpara për të qënë gati në mëngjes.


6. Jini të organizuar në kozmetikën dhe makiazhet tuaja personale. Mëngjesi nuk është koha për të eksperimentuar me to. Mbani buzëkuqin dhe mjetet e tjera për make-up në cantë dhe përdorini ato me vonë.


7. Lani flokët një natë më parë. Larja e flokëve në mëngjes mund të jetë një zakon për shumë njerëz, por është mirë që të mund ta ndryshoni këtë.


8. Mbajini çelësat tuaj gjithmonë në një vend. Asgjë nuk krijon më shumë kaosin në mëngjes sesa çelësat që mungojnë. Sigurohuni që të varni çelësat e shtëpisë dhe të makinëes ne nje vend te caktuar sa herë që hyni ne shtepi.

Comments


bottom of page