top of page
Search

IDENTITETI I NGJYRAVE NË PSIQIKËN E NJERIUT

Nga Rudina Papajani


Duke folur për vetveten arrin të kapërcesh ato barriera ndrojtje ,duke aktivizuar idenë e të qënit i hapur.Niveli i dashurisë me cdo gjë të bukur krijon idenë e një shtytje të caktuar,duke përfshirë inkurajimin ,forcën ,guximin për të ecur përpara cdo sfide.


Ngjyrat japin një impuls shtytës në psiqikën e njeriut.Për të siguruar sensin e forcës,dëshirën ekspresive zgjidhet e kuqja.Gëzimi dhe gjëndja psikologjike në kushtet e shtëpisë apo në vendin e punës kërkon një impulsivitet kreativ për të siguruar ekuilibrin psikologjik.

Cdo punë kërkon atë liri apo autonomi që lidhet qartë edhe me ndikimin e ngjyrave të verdhë, jeshile apo bojëqielli për të krijuar atë paqje të brendshme në harmoni me një temperament lëvizësh.

Ngjyrat ndikojnë shumë në transformimin e metamorfozës sidomos në njerzit e ndjeshëm apo impulsiv që kërkojnë një rigjallërim në organizëm për të krijuar atë "kornizë neutrale" midis identitetit dhe unit të jashtëm.

Pra harmonizimi i ngjyrave sjell te cdo njeri ekuilibër,vlersim për veten,castin intrigues si è gjen veten në këto larmi ngjyrash.Në një farë mënyrë krijohet një kompozim midis ngjyrave duke trazuar fantazinë krijuese sidomos te artistët ku ngjyrat ngelen "errëza jete" të mbushura me pigment gjallërie dhe krijimi.

Për të njohur një karakter një rol luajnë dhe ngjyrat, hapja e tij me jetën,apo mbyllja ndaj të jashtmes.Brendia e saj vjen si art mistik apo si një alternativë në shfaqjen e një ylberi të padukshëm....


Commentaires


bottom of page