Ilyri e vjetër nukë pushtonte të tërë Shqipërinë, se nukë unjësh më poshtë Vijosësë nga juga; po nga veriu ish shumë m’e madhe, se, sindëkur thamë, xgjatëshë gjer në Savë e gjer në funt t’Adriatikut duke përpushtuar’ edhe Bosnjën’ e të tjerë vënde.
Që nga Vijosa e gjer në mëngët t’Ambraqisë (t’Artësë) cop’ e jugës së Toskëris së sotme quhesh Epir (Ipërë, Hipërë a Sipërë) fjalë shqip, me të cilënë e përmëntninë vëndësit e anës së detit së poshtërmi, edhe të cilënë Greqtë, që qasëshinë atje për tregëri, e dëgjuanë nga këta.
Mbretëri’ e Ilyrisë ish veçan, e Epirit veçan. Po Ilyrianëtë si edhe Epirotëtë nukë ishinë fare t’unjurë e të poshtuarë nënë këto mbretëri; ishinë të përndarë në shumë fara a fise, nga të cilëtë sicildo qeverisësh prej këshillës së parësisë e të pleqet të tyre.
Këto këshilla quhëshinë Plakoni a Pleqësi. Nga këto dy mbretëri, të cilatë, istorija na thotë, që kishinë mjaft qytetëri, duallë disa mbretër të fortë e të ndrituarë si Pyrrua a Burri, mbret’ i Epirit, që mundi Romanëtë e morri Greqinë, e si Tevta, mbretërsh’ e Ilyrisë e Gjençoja, bir’ i saj, që qëndruanë kaqë kohë burrërisht kuntrë Romanëvet.
Pas të thënit të shkronjëtorëvet të Greqisë së vjetërë, Ilyrianëtë, si edhe Epirotëtë, të cilëtë s’ndryshonin nga ata me nonjë farë mëndyre, roninë e ishinë si Shqipëtarët’ e sotmë, pa nonjë ndryshim; edlhe flisninë gjuhënë, që flasimë na sot.
Libri:Shqipëria çka qenë, çështë dhe çdo të bëhet Sami Frasheri
Comments