IKJA E HYJNESHAVE NJËZETARE
(në kujtim të Silvia Kontit,
ndryshe Patricia Millardet)
Na ikin përditë hyjneshat femra,
ylleshat mitike te shekullit të njëzetë...
Vallë a ndihet në Parajsë lemza
e kufomës që mbetet pa zemrën e vet?
Largohen në heshtje stolitë e kohës sonë,
bukuroshet me fije ylberësh qëndisur...
Mbetemi pa frymē si humnerat pa jehonë,
me ca vite të verdhë si romane të grisur..
Comments