Nga Pajtim Çaushi
Ndjesë o Ilmi që s'munda të të hidhja një grusht dhe kur u zbrite ne banesn e perjetesise!...
Ndjesë dhe për një fjalë ngushëlluese që s"munda ta thoshja kur të duhej, o njeri i mirë!...
Ndjesë që s"mundëm t'i realizonim dëshirat dhe amanetet o i talentuari i pazhurmshem i Konispolit, Sarandes dhe Shqiperise!...
Respekt për ty o njeri që na mësove të shkruanim të pastër gjuhën e zjarrtë shqipe!...
Respekt për ndihmën tënde të pa cak për ne qē sapo bëlbêzonim në djepet përkundës të krijimit!...
Respekt për humorin tënd të shendetshëm, ndonëse prej tij u hakmor mediokri i pushtetshem!...
Respekt o më i veçanti mes nesh, më humani, më i thjeshti, mē pak zhurmëmadhi!...
Tani që po hedh këto fjalë, ti sapo je brinjasur ne banesën tende të përjetëshme dhe unë sjell në mend bisedat e tua, "hupet e Ilmiut", keshillat e vërejtjet me "kripë", tre v.ëllimet e pabotuar me fejtone, skica e tregime humoristikë...
Eh, ka njerëz që harrohen për një ditē...
Ka disa që s'harrohen kurrë në jetë...
Ti bën pjesë tek të dytët miku im,
shoku i të gjitheve,
mësuesi i pasjonuar,
gazetari i talentuar,
njeriu i nderuar ILMI JUPE...
Qofsh i Parajsës së Zotit, o mik i dashur dhe i paharruar!...
Comments