Ina Zhupi deputetja e PD- së e njohur si një politikane pro kauzave të komunitetit dhe shumë aktive akuzoi Ministrinë e Arsimit për dështimin e radhës në provimet e maturës. Dhe kjo nuk është hera e parë, por është kthyer në një turne dështimi.
"Matura 2022, probleme të përsëritura pa asnjë vullnet për ti zgjidhur, në kurriz të mundit të maturantëve. E rritën “Turin” e bënë model të testeve të dështuara!!
▪️Provimi i Biologjisë rrezikon vlerësimin real dhe kurorëzimin me sukses së ëndrrave të maturantëve për degët e preferuara si mjekësia etj.
▪️Një test siç e vlerësojnë mësuesit e biologjisë por edhe vetë maturantët, jashtë standarti, jashtë programi, i koklavitur, me çelës përgjigjesh që përsëri lë hapësira për komente.
▪️Më 10 Mars e kam thirrur në interpelancë ministren Kushi, pikërisht për maturën shtetërore 2022, edhe i kam kërkuar teste pilote për të kuptuar vështirësitë pasi është matura që ka nisur gjimnazin me pandemi, hartimi e tezave me përgjegjesi, me korrektësi, brenda programit etj. Asgjë nuk mori parasysh dhe bëri propagandë. Ndërkohë vit pas viti bëjnë teza “ Turi” me papërgjegjshmërinë më të madhe.
Të hënën në orën 16:00 maturantët protestojnë sërisht.
I bëj thirrje ministres Kushi mos ti shkatërroj mundin dhe ëndrrat maturantëve:
📌 Të hiqen nga skema e vlerësimit pyetjet jashtë programit.
📌 Të rishikohet çelësi i provimit, sipas verejtjeve dhe sugjerimeve të mësuesve të biologjisë.
📌Të ndryshojnë kufinjtë e vlërësimit të notave, duke ulur pragun në skemën me pikët e reja pas heqjes së pyetjeve jashtë programi.
📌 Të mbajnë përgjegjësia QSHA dhe hartuesit e tezave.
Keni 4 vjet që maturatët i detyroni të protestojnë për shkak të testeve të hartuara pa cilësi në lëndë të ndryshme dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. "
Comments